13.2 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Librat e rinj

librat-192x320Anna Kim

Koha e ngrirë

Përktheu: Afrim Koçi

Botimet: “Pegi”

Çmimi: 500 lekë

libratQë nga mbarimi i luftës në ish-Jugosllavi, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar për më tepër se 30 000 njerëz të humbur. Sipas të dhënave zyrtare më të fundit, janë identifikuar afërsisht 15000 persona. Ky është sfondi i ngjarjes që Anna Kim na rrëfen në librin e saj të dytë: kërkimet e një kosovari për fatin e gruas së tij të zhdukur dhe depërtimi hap pas hapi i tregimtares, në vetë të parë, në bashkëlidhjet komplekse që

qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje traumatizuese. Ajo jo vetëm që fillon të njohë jetën e përditshme në zonat konfliktuale shqiptaro-serbe, por, para sa gjithash, asaj fillojnë t’i shfaqen përmasat e mirëfillta të kujtimeve dhe të humbjes së kujtimeve, të jetëshkrimeve të këputura në mes, të “kohës së ngrirë”.

 

KASTRIOT TUSHA
100 vjet romanca shqiptare
Botimet: “Toena”
Çmimi: 1000 lekë

Mjeshtri i muzikës, Kastriot Tusha, sjell një libër me partiturat e 9 prej romancave më të njohura shqiptare, interpretuar prej tij në koncertin recital “100 vjet Romanca Shqiptare” në kremtimet e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Përveç aktivitetit pedagogjik, ku i është dhënë titulli “Profesor i asociuar”, aktiviteti artistik i Tushës ka qenë shumë i ngjeshur dhe i larmishëm. Ai ka interpretuar dhe vazhdon të interpretojë në të gjitha skenat e vendit, duke përballuar me sukses një repertor të gjerë nga paraklasikët deri te bashkëkohorët. Disa prej roleve të realizuara me nivel të lartë artistik janë: Bepe te “Pagliaci”, Kola te “Paja”, Nadiri te “Peshkatarët e perlave”, Alfredo te “Traviata”, Doda te “Mrika”, Ruizi te “Trovatore”, Duka te “Rigoleto” etj. Ka realizuar mbi 100 koncerte vokale-instrumentale, si dhe një numër të konsiderueshëm koncertesh recitale.

libart-1 librat2 librat-3

Teodor Laço

“Gropas ‘67”

Botimet: ”Tirana Times”

Çmimi: 1000 lekë

Shkrimtari Teodor Laço i është rikthyer vitit 1967 për të shkruar romanin e ri titulluar “Gropas ’67”. Ngjarjet në roman zhvendosen në një fshat të humbur, që autori e quan thjesht Gropas. Aty është kampi i të internuarve. Në këtë vend, një ultësirë si bythë kazani, rrethuar me brinjë kodrinash dhe duna që e ndanin nga deti, rastësia apo fati, i gjeti nën të njëjtën strehë edhe tre njerëz të dëbuar nga kryeqyteti; Zigur Trushin, agjentin e fshehtë të Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Hija”, inxhinierin Vllas Vishnja dhe poetin Miron Konjari. Galeria e personazheve në romanin e Teodor Laços është e gjerë, por rreth këtyre tre njerëzve ndërthuren jetë dhe realitete shqiptare që gjallojnë si të vërtetë.

 

Robert Musil

Pështjellimet e Tërlesit

Përktheu Jonila Godole
Botimet: “Pika pa sipërfaqe”

I shkruar në moshën 26-vjeçare, Tërlesi është romani i parë i Musilit. Vetëm pas botimit të tij, autori, i cili kishte provuar më parë të merrej me shkenca ekzakte e më pas me filozofi, vendosi t’ia përkushtojë jetën letërsisë. Musili u mor gjithë jetën me shkrimin e një vepre të vetme “Burri pa cilësi”, të cilën nuk arriti ta përfundojë e që sot cilësohet si një nga romanet themelore të shekullit XX. Musili e kupton se thellësia mund të fshihet vetëm në të vetmin vend ku ajo është e durueshme: në sipërfaqe.

 

Më Shumë

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kundërshton sulmet ndaj Osmanit

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë Partia Guxo, duke reaguar ndaj asaj që e cilësoi si...

Lëndohen katër policë gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në fshatin Samadraxhë të...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit