Era nga malet e Biraqit dhe nga gryka e maleve të Budakovës fryente me tërbim, ishte ende dimër i ftohtë, një ditë shkurti, më saktë 22 shkurt i vitit 1995, aty nga pas mesdita, milicët serb si lukuni ujqërish, kishin ndaluar autobusin e udhëtorve që po shkonte Prizren-Suharekë, ata milicët ishin të armatosur me pushkë e automatikë. Autobusin e ndaluan në Bazhdarhane në Prizren, nga ku i zbresin të gjithë udhëtarët dhe fillojnë ti kontrollojnë, në atë autobus udhëtarësh, ndodhej edhe Refkiu vëllai im që është binjak me Avniun, ai më vete kishte një pistolet e kalibrit 7.65 mm të prodhimit Çekosllovak “Zbrojevka”, për këtë ai kishte patur frikë se milicët do të ja gjenin ne brez këtë pistolet dhe pastaj dihej dënimi ishte i rëndë sipas ligjeve në fuqi nga pushtuesi jugosllavo-serb, ku ata ishin të interesuar për çarmatimin e shqiptarëve.
Refkiut ju kishte afruar për ta kontrolluar zëvëndës komandanti i Milicisë së Suharekës njëfarë Nenadi nga Zoçishta e Rahovecit, por Refkiu në çast vendos që të ikën pa të dale ku të dale, me shpejtësi rrufeje ikën nga milicia serbe dhe arrin të strehohet përkohësisht të motra në Arbanë.
Nenadi arrin ta identifikoj nëpërmjet një shqipfolësit bastard, se ai ishte Refki Ibrahimi me vendbanim në Suharekë, njëkohësisht kishte marrë foton nga stacioni i Miliscisë së Suharekës, dhe me makinën zyrtare po shëtiste rrugëve të qytezës. Në rrugën e Reqenait mbi shkollën fillore “ Shkëndija” të Suharekës familja jonë ishte me vendbanim, po ato çaste vëllau tjetër binjak Avniu po kthehej nga qyteza për në shtëpi, karakteristik e dy vëllezërve të mi binjak është se kanë pothuaja se pamje identike në fizionomi dhe trup, por ata të shumtën e rasteve visheshin njësoj edhe pse ishin afruar moshës 20 vjeçare.
Nenadi posa shehë Avniun, ndalon makinën dhe bashkë me tre malice të tjerë e arrestojnë duke i thënë se pse na ike nga Prizreni, dhe ti qenke më i shpejtë se Supermeni si erdhe kaqë shpejtë në Suharekë. Për të kishte qenë gjithçka e habitshme dhe në shpejtësi rrufeje, me duar të lidhur mbrapa para dyreve të Stacionit Milicisë së Suharekës e fusin brenda.
Aty ja bëjnë një bastisje detale, duke e zhveshur lakuriq, këta kriminel të poshtër! Tërë pas ditën e kishin mbajtur në dhomën e turturës policore. Gjër ne orët e vona të natës nuk e kishin pyetur për asgjë. Një milic serb Radojka kishte luajtur rolin e kinse policit të mire duke e këshilluar Avniun: ” …Të tregoj pse kishte ikur nga duart e milicisë në Prizren, kjo punë do të mbaroj me kaq, sepse kur të vjen komandanti i këtij Stacioni të Milicisë, Millan Shipka do tu jep urdhër policëve që të rrahin dhe torturojnë. Në të mirën tënde dhe të familjës është që mos e shkatërro shëndetin se je i ri, ne dime se familja juaj është kundër Jugosllavisë e Serbisë, e sidomos vëllau juaj Avdiu ai nuk po rrin rehat. Nëse mi thua të gjitha gjërat që dine, kam me të lëshuar që sonte të shkosh në shtëpi….”Avniu i ishte përgjigjur shkurt se nuk dinte asgjë dhe habitej përse ishte arrestuar. Pas pak çastësh vjen një milic që ishte hetues bashkë me Millan Shipken, hyn Brenda dhe e pyesin: “ Ti je Refki Ibrahimi, a?! Jo, I thotë Avniu. Duke u zgërdhirë si zagar i drejtohet duke i thënë: “ A je ti në këtë fotografi?”, Jo, përsëri i thotë Avniu ky është vëllau im binjak Refkiu.
Avniun e kishin ulur në një karrige pranë derës së asaj dhome torturuese të milicisë, hetuesi Mishkoviçi e kishte goditur me grushte fyturës, sytë xixa i kishin nxjerrur, ai kishte reaguar nga këto të rëna, e kishin mbërthyer për flokësh të dy Millani dhe Mishkoviçi I cili ishte nga fshati Leshan i Suharekës, duke mos lejuar që të ngrihej nga karrika. Ia, fillojnë me kërcënime me të rëna, ti po na rrenë po thua se nuk je Refkiu a? Dije se këtu nuk je në shtëpi të babes Beqir, por je në UDB-ë, donin që ai të fliste nga frika, donin të kryenin shpejt punë me të se qëllimin e kishin diku tjetër. Çdo pyetje u përgjigjësha me pakë fjalë nuk di. Në përgjigjet e tija nuk di, kërcisnin grushtat në barkë, pastaj me shqelma të dy kriminelët, morën ‘penderekë” dhe here njëri e here tjetri filluan ta rrahin duerve, deri sa filloj të mos i ndije se janë duart e tija, nga të rennet fytyrës i ishin qarë buzët dhe i ishte enjtur fytyra siukurse duart, tek i kishte shpërthyer gjaku nga goja dhe hundët, pastaj i zbathën këpucët dhe filluan binin sa mundnin këmbëve deri sa i mpihen e i enjtën këmbët.
Të nesrmën me 23 Shkurt 1995 në shtëpi erdhi Refkiu. Unë nuk dija asgjë dhe nisësha për në punë punoja në Koperativën Zejtare “Hisari” në Suharekë. Nëna i kishte treguar se e kishin arrastuar milicia Avniun dhe po e torturonin ende në Stacionin e Milicisë në Suharekë. Pa një pa dy Refkiu merrë rrugën e shkon të paraqitet në milici.
Po në dhomën e përgjakur e fusin Refkiun dhe aty për pak çaste shkojnë për ta marrë në pyetje Nenadi, Mishkoviçi e Millani. E pyet Mishkoviçi:” A je ti Refkiu.” Po ishte përgjigjur unë jam. Trego pse më ike nga duart në Prizren i drejtohet Nenadi? Ika se nuk kisha letërnjoftim më vete. Në këto çaste e Refkiu nuk dinte asgjë se çfarë kishte ndodhur me binjakun tjetër Avniun te cilin e dërgojnë urgjentisht me ambulance të shpejtë për në Spitalin e Prizrenit ku ishte në rrezik jete.
Ta shohim tani a do të ikësh nga dajaku i kishte thënë Mishkoviçi. Menjëherë kishte kuptuar se këta për terror e dajak ndaj shqiptarëve janë të parët në botë. Filluan mënjëherë ta torturonin e ti binin sa mundin në shputa të këmbëve, Nenadi e Mishkoviçi, ndërsa Millani po e mbante për krahësh. E kishin rrahur gjer sa ishin lodhur e u dilte shkuma për goje si kuajt, sepse Refkiu ishte sportiest i gjudo-karatesë. Pastaj filluan ti binin “kërbaçët”, here të njerit kriminel e here të tjetrit kriminel, “kërbaçët” e tre kriminelëve i binin në të gjitha pjesët e trupit. Millan krimineli nxjerr thikën dh e kërcënon se do të ja prente testiest. Merrë force Refkiu dhe i bie sa mundët Mishkoviçt e Nenadit fyturës , ndërsa e kap Millanin për jake të këmishës policore dhe gjuhet nga kati i dytë i këtij Stacioni të Milicisë gjakatare, duke thyer gjamat e dritarës me kokë, bie në betonin e parkingut të automjeteve të milicisë që ishin në anën perëndimore të ndërtesës, por Millanin e zi e kapin për këmbësh Mishkoviçi e Nenadi dhe e shpëtojnë nga rënia. Atë tmerr llahtar atë ditë e kishin pare shumë qytetar, sespse të marten në Suharekë është ditë tregu. Përsëri një ambulanc e Ndihmës së Shpejtë nga Shtëpia e Shëndetit të Suharekës e marrin me urgjencë Refkiun dh e dërgojnë në Spitalin e Prizren edhe ky me rrezik jete.
Pas pak çastesh vjen në zyrën time kusheriri im Nuredin Abazi që aso kohe ishte Gjyqtar në Gjykatën e Suharekës dhe më thotë: “… Çohu ore se ta kanë mbytë milicia e Suharekës vëllaun…” Dola me të shpejtë nga zyra dhe u drejtova për në Stacionin e Milicisë që nuk ishte larg nga zyra ime e punës. Por Nuredini nuk më ndahej dhe ashtu bashkë më mua hymë në dhomën nga ku kishte ndodhë ngjarja, Millan kriminelin ishte hera e pare që po e shija dhe nisi të tregoj mbi ngjarjen, por unë as që e dëgjova, vetëm i thashë nuk keni me kalue lehtë nëse vëllezërit e mi ndërrojnë jetë!
Pas dis javësh ata bënë më mire dhe ashtu të rraskapitur erdhën në shtëpi. Vazhdimisht për ta është kujdesur dr.i mjeksisë Sejdi Elshani, për çka thellësisht e falenderojmë ne familja Ibrahimi.
Milicia jugosllavo-serbe si çdo pushtet pushtues fashist e antipopullor, ka ndjekur e përsekutuar çdo shqiptar që ka dashur mbi të gjitha atdheun dhe Shqipërinë,njëkohësisht për mua kjo ishte një dhimbje krenare në qytetin tim të përgjakur.
Në fund të këtij shkrimi po e sjell poezin time që pata shkruar ato ditë:
Në qytetin tim
Nga brendësia e ndërtesës përbindësh
Nëna dëgjonte klithma vaje e kuje të kobshme.
Bijtë e saj të poshtëruar e të larë në gjak
Drama e pafund e jtës
Po përseritet në ty o nënë
Pa pushim po ndjen vuajtje nga armiku dinak
Ulërimë të llahtarshme nga djaloshi yt dëgjoj
E shoh tek shkëputet si shkëmb e bie nga lart përdhe.
Shikoj skenën prekëse nën muret
E ndërtesës përbindësh
Përderisa djaloshi yt i drejtë e guximtar
Në qytetin tim, vdekjen e ka vrarë!
Bie heshtje varri e pafund
Heshtje që po fryhet të shpërthejë
Si deti në fortune.