Malisheva sërish në alarm për rriqrat

Rriqrat6-21Dyzeteshtatë persona sivjet janë pickuar nga rriqrat vetëm në komunën e Malishevës, mirëpo fatmirësisht infektimi nuk ka qenë në shkallë serioze.

Banorët e fshatrave përreth ankohen se nëse nuk veprohet shpejt, atëherë rreziku për ta do të jetë më i madh, raporton KTV.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, thotë se është dashur më herët të nisë procesi i dezinsektimit hapësinor, pasi sipas tij, duke e ditur motin që ka mbretëruar, atëherë potencialisht edhe rreziku është më i madh.

Bajram Ymeri nga Këshilli ndërministror për luftimin e etheve hemorragjike, thotë se në fund të kësaj jave ose në fillimin e javës që vjen do të nisë dezinsektimi hapësinor, por ka përjashtuar mundësinë e spërkatjes nga ajri.

Edhe zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës dhe të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës i kanë thënë KTV-së se i kanë marrë të gjithë hapat që të veprohet me kohë për të parandaluar përhapjen e rrezikut që mund të vijë nga pickimi i rriqrave.

Më Shumë

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Lajmet e Fundit