Serbia mund ta ndryshojë pozicionin, jo Marrëveshjen

Thaci_Dacic_Ashton5-21Autoritetet e Beogradit po paralajmërojnë ndryshimin e pozicionit të tyre në raport me dialogun dhe Marrëveshjen e arritur me Prishtinën. Në bazë të vizionit që ka paraqitur presidenti serb, Tomislav Nikoliq, që nga 19 prilli e këndej kanë ndodhur zhvillime të reja, që sipas tij, ndikojnë tani edhe në zbatimin e marrëveshjes. Në rend të parë, Nikoliq ka përmendur reduktimin dhe transformimin e misionit të EULEX-it pas 15 qershorit si dhe paralajmërimin për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Kurse shkarazi ka përmendur edhe ndryshimet në politikën globale, që ka lënë të nënkuptohet se ka menduar për rastin e krijuar në Krime të Ukrainës pas invazionit të Rusisë. Mirëpo pretendimet e presidentit serb në Prishtinë po komentohen qoftë si nisma të njëanshme apo edhe deklarime për konsum të brendshëm politik.

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka rikujtuar se Marrëveshja e 19 Prillit e arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian ka karakterin e marrëveshjes ndërkombëtare. Andaj, sipas tij, duhet pasur parasysh se asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të ndryshohet pa pajtimin e dy palëve..

Më Shumë

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit