9.6 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Jahjaga: Njohja nga Guatemala do të ndihmonte jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin

Jahjaga-Thaci10-14Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror për Amerikën Latine presidenten e Kostarikës, Laura Chinchilla, presidentin Rikardo Martinelli të Panamasë dhe presidentin e Guatemalës, Perez Molina.Jahjaga në bisedë me presidentin e Guatemalës, Perez Molina, theksoi se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, i pranuar ndërkombëtarisht, me synime të qarta për anëtarësim në BE, NATO, OKB.

Ajo tha se vazhdimi i konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës është i rëndësishëm dhe njohja nga Guatemala do të ndihmonte jo vetëm Kosovën, por edhe të gjithë rajonin e Ballkanit.

Presidenti i Guatemalës, Pérez Molina ka theksuar se vendi i tij po përcjell me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe se do të shqyrtojë çështjen e njohjes së saj.

Presidentja Jahjaga gjatë ditës ka takuar edhe ministrin e Mjedisit të Perusë, Pulgar-Vidal Otalora, me të cilin bisedoi për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe të investimeve.

Duke e falënderuar ministrin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Peruja, Jahjaga tha se ndihma e Perusë për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës, posaçërisht në rajonin e Amerikës Qendrore dhe Jugore është me rëndësi të madhe.

Ministri Pulgar-Vidal Otalora shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për të mbështetur Kosovën në procesin e konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar, në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe njëkohësisht e i bëri ftesë zyrtare Presidentes Jahjaga për ta vizituar vendin e tij.

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë për vdekjen e Rexhep Qosjes

Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjës, dita e nesërme është shpallur si ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Kështu ka...

Bashkimi kampion i Kosovës në Ligën U18

Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në Ligën U18 për vajza, duke kurorëzuar sezonin me titull pas fitores në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it,...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit