1.4 C
Prizren
E shtunë, 18 Janar, 2025

VV: Qeveria Thaçi sulmon Teatrin e Kosovës

VV-logo9-09Komiteti për Kulturë dhe Art në Lëvizjen Vetëvendosje! po ndjek me shqetësim situatën e fundit të krijuar në Teatrin Kombëtar, pas zgjedhjes së drejtorit të ri.

“Ne bashkohemi me reagimet e forta të njerëzve të teatrit, aktorëve dhe regjisorëve, kundër kësaj shfaqje flagrante të klientelizmit që nuk ka lënë pa prekur as institucionet artistike të Kosovës”, thekson VV-ja në komunikatë e saj.

“Drejtori i ri jo vetëm që nuk vjen nga fusha e teatrit apo e dramaturgjisë, por as nuk është përzgjedhur nga komuniteti i profesionistëve të fushës. Ai është përzgjedhur prej një Këshilli Drejtues i cili është i emëruar politikisht, dhe i përbërë prej shërbëtorëve dhe kamerierëve të pushtetit. Përveç transparencës së munguar në procesin përzgjedhës, përzgjedhja e Drejtorit prej Këshillit Drejtues paraqet edhe konflikt interesi, siç është referuar tashmë edhe në media të ndryshme. Ky trajtim që qeveria, përkatësisht Ministria e Kulturës po ia bën Teatrit Kombëtar e imponon këtë të fundit më shumë si një aparat të ushtrimit të pushtetit, se sa si një katalizator kulturor apo etiko-estetik. Përmes makinacioneve me Këshillin Drejtues, Qeveria ilustron haptazi përpjekjen për mbikëqyrje politike të Teatrit Kombëtar e njëkohësisht manipulimin e vazhdueshëm të opinionit publik në emër të interesave private”.

“Vënia e institucioneve të rëndësishme kulturore në kontroll të biznesmenëve të Qeverisë apo të njerëzve të SHIK-ut është një tipar i diktaturave dhe i sistemeve autoritare. Këto institucione duhet që sa më parë t’i kthehen publikut, dhe të drejtohen prej njerëzve të artit, personave të nderuar që ia kanë kushtuar jetën ngritjes së kulturës sonë, që është vënë në rrezik për mbijetesë prej sulmeve barbare të Qeverisë Thaçi”, përfudon komunikatën VV-ja. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi triumfon ndaj Vëllaznimit, shkëlqen McKinnis

Bashkimi po vazhdon në formë të lartë, ku mundi Vëllaznimi dhe ndërpreu serinë pozitive të kuqezinjve, duke fituar 84:73 (24:17, 17:13, 27:18, 16:22), në...

PDK në Prizren takon elektoratin e fshatrave Lubizhdë të Qytetit, Skorobisht dhe Gërnçar

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka takuar elektoratin e fshatrave Lubizhdë e Qytetit, Skorobisht dhe Gërnçar. “Në një...

Lajmet e Fundit