20.7 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Hoxhaj: NATO të hapë dyert për anëtarësimin e Kosovës

Hoxhaj-samiti ne LituaniMinistri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës zyrtare në Lituani, ka marrë pjesë në punimet e Samitit të Ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të vendeve baltike dhe të Ballkanit, i cili është organizuar me rastin e 10 vjetorit të anëtarësimit të Lituanisë në NATO.

Gjatë samitit, bëhet e ditur se, ministri Hoxhaj, gjatë një fjalimi të mbajtur, “ka adresuar qëndrimet e politikës së jashtme të Kosovës lidhur me zhvillimet politike dhe të sigurisë”, si ka shprehur “aspiratat e Kosovës për anëtarësim të shpejtë në strukturat euroatlantike”.

Në praninë e ministrave nga vendet baltike dhe vendet e Ballkanit, ministri Hoxhaj foli për rëndësinë që ka pasur për Kosovën anëtarësimi 10 vjet më pari i vendeve baltike në NATO, duke shtuar se ky ka qenë një moment shumë domethënës për sigurinë dhe për konsolidimin e paqes demokratike në Evropë.

“Ishte po ashtu për vendin tim dhe shtetet e tjera në rajon një lajm i shpresës sepse që atëherë ne e kishim vendosur që ta lidhim të ardhmen tonë me komunitetin euroatlantik”, tha Hoxhaj shtohet të ketë diplomati kosovar.

“Është koha që NATO të sjell Kosovën më afër saj, është koha që të ftojë Kosovën që t’i bashkohet programit të partneritetit për paqe”, tha ministri Hoxhaj, duke shtuar se “historia, identiteti dhe orientimi strategjik i Kosovës është që të bëhet pjesë e komunitetit euroatlantik”.

Më Shumë

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec. Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë...

Nesër përkujtohet Komandant Drini – Ekrem Rexha, OVL e UÇK-së në Prizren kërkon drejtësi

Nesër, më 08.05.2026, shënohen 26 vite nga vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha. Me këtë rast, Organizata e Veteranëve të...

Lajmet e Fundit