Jahjaga: Gjykata Speciale fuqizon sundimin e ligjit në Kosovë

Atifete jahjaga?“Në letrën drejtuar baroneshës Ashton do të kërkoj vazhdimin e misionit të EULEX-it dhe nevojën e themelimit të Gjykatës së Kosovës me selitë brenda dhe jashtë vendit, për të adresuar akuzat e ngritura në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2010”, ka thënë presidentja, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Unë e kërkoj përkrahjen tuaj në ndërmarrjen e këtyre hapave të rëndësishëm për të fuqizuar edhe më tej sundimin e ligjit në Kosovë përmes përkrahjes së EULEX-it, adresimit të akuzave për krime lufte dhe avancimit të aspiratave tona euroatlantike”

Presidentja Atifete Jahjaga ka dalë me një vlerësim krejt ndryshe prej liderëve politikë të Kosovës, kur të premten i është referuar Gjykatës Speciale që do të gjykojë përgjegjësit për krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Krijimi i gjykatës, sipas saj, fuqizon sundimin e ligjit në Kosovë.

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit