17.3 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Edhe Visar Peja tërhiqet nga “Kënga ime” për shkak të Zdravko Colicit

Visar PejaVisar Peja ka marr vendim që të mos jetë pjesë e festivalit “Kënga ime”, në Shqipëri, si pasojë e pjesëmarrjes së Zdravko Colic. Ai e ka konfirmuar këtë vendim për KultPlus, dhe, sipas tij, organizatorët e këtij festivali treguan se nuk kanë lidhje me përjetimet e popullit të Kosovës
Njësoj sikurse Hysni Klinakun, edhe Visar Pejën, këngëtarin kosovar e ka irrituar pjesëmarrja e Zdravko Colicit në festivalin e këngës shqipe “Kënga ime”.

Si pasojë e kësaj, Visar Peja ka marr vendim që të tërhiqet nga kjo garë muzikore. Ai e ka konfirmuar për KultPlus se nuk do të jetë pjesë e festivalit “Kënga ime”.

“Sigurisht që nuk do të jem pjesë e këtij festivali. Atë çfarë bënë definitivisht treguan që nuk kanë lidhje me përjetimet tona. Kur në Rashkë të Serbisë akoma po nxirren eshtrat e shqiptarëve, ata ftojnë një këngëtar serb të jetë pjesë e këtij festivali. Po le të ju mbetet në përgjegjësi dhe fytyrë të tyre”, ka thënë Peja.
Peja më pas është shprehur se akoma nuk e kupton pse do të duhej të ftohej një këngëtar serb në një festival të muzikës ku prezantohen vlerat e muzikës shqiptare, dhe, sipas tij, nëse veç e donë aq shumë, atëherë le ta organizojnë një koncert në stadium, por jo në nivel institucionesh. /KultPlus.com

Më Shumë

Xheladini uron Ditën e Goranëve në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka uruar komunitetin goran me rastin e 6 Majit – Ditës së Goranëve. Në urimin e tij, Xheladini...

Zhvilloi provën e parë në Eurovision, Alis: Emocione trefish më të forta, ëndërr që po bëhet realitet

Alis Kallaci, fituesi i Festivalit të 64 të RTSH me këngën “Nan” ka ndarë emocionet dhe përjetimet nga prova e parë gjenerale në skenën...

Lajmet e Fundit