18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Njësitet policore në SHBA përgjonin edhe shqiptarët

policia amerikanePolicia e Nju Jorkut ka shpërndarë një njësi të policisë së fshehtë të agjentëve civilë, detyrë operative e të cilëve ishte spiunazhi dhe përgjimi i komuniteteve etnike me përkatësi fetare myslimane. Që nga viti 2003 deri në janar të këtij viti, në shënjestër hetimi të kësaj njësie ishin edhe shqiptarët që vijnë nga shtetet dhe trojet e tyre në Ballkan, ‘pa dallim feje.’
Ky program i përgjimit dhe spiunimi ndaj komuniteteve të caktuara fetare pati nxitur sfida ligjore dhe zemërim në mesin e qytetarëve, sidomos komuniteteve në shënjestër dhe objekt hetimi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001, shkruan RTK.

Njësia Demografike, ishte emri i skuadrës së përgjimit që operonte në lagje të ndryshme brenda dhe jashtë qytetit, duke analizuar dhe survejuar institucionet fetare, klubet shoqërore, objektet rekreative, dyqanet, etj., nga përditshmëria e myslimanëve, gjë që kishte krijuar një luftë psikologjike ndaj tyre. Në hartat që ishin krijuar nga kjo njësi tregohej se ku jetonin myslimanët, në cilat restaurante apo kafene frekuentonin, ku luteshin, ku blinin ushqimet, ku i prenin flokët, etj. Kjo njësi operative ishte krijuar në vitin 2003 me ndihmën dhe udhëzimet e oficerëve të CIA-së, agjencisë amerikane të zbulimit. Qëllimi i krijimit të saj ishte që të mësonte për lokacionet e mundshme të ashtuquajtura “pikat e nxehta” të radikalizmit dhe militantëve islamik dhe zbulimin e komploteve të mundshme terroriste.

Pas marrjes së detyrës në janar të këtij viti, Kryetari i ri Bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio, duket se ka urdhëruar pushimin e aktivitetit dhe shpërndarjen e kësaj njësie,
Në raportin e nesërm do t’ju njoftojmë se: Cilat lagje dhe cilat objekte në New York me pronarë shqiptarë ishin në shënjestër hetimi?

Më Shumë

Në Trepçë nuk ndriçon Ylli

Trepça ka shënuar fitore ndaj Yllit në ndeshjen e tretë finale me shifrat 85-78. Çerekun e parë e dominoi Ylli me shifrat 21-11, teksa në...

Dueli i tretë final mes Trepçës dhe Yllit

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në ndeshjen e tretë të serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas dy...

Lajmet e Fundit