18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Thaçi e lutë Kryeziun për të votuar pro Forcës së Armatosur të Kosovës

Thaci dhe Eqrem KryeziuKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga  deputeti i  Parlamentit të Kosovës, njëherësh anëtar i  Kryesisë së LDK-së në Prishtinë,  Eqrem Kryeziu, që të ndikojë në partinë e tij, për të votuar  formimin e Forcës së Armatosur të Kosovës.

“E kisha lutur edhe Eqrem Kryeziun, të votojë për Ushtrinë e Kosovës, dhe të ndikojë  edhe në partinë e tij, sepse  kjo nuk po bëhet për Hashim Thaçin, por për  popullin e  Kosovës”, ka thënë Thaçi për RTV “Besa”.

Thaci po ashtu edhe një herë ka folur për formimin e Gjykatës  Speciale.

”Kjo është  padrejtësi,  por ne  këtë e kemi bërë për të dëshmuar pastërtinë e luftës sonë, për të vërtetuar vlerën e madhe të luftës, dhe për të vërtetuar se mbi të  gjitha ky popull e do ta drejtën   e pastër”, ka  Thaçi ./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Theret me thikë një person në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë sulmuar dhe e kanë therur me thikë një tjetër. Sipas policisë, viktima është dërguar për...

Lajmet e Fundit