21.5 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

LDK: Gjendja në Malishevë edhe më e keqe se me PDK-në

LDK-logo5-23Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) në Malishevë nuk sheh ndonjë ndryshim tek mënyra e udhëheqjes së pushtetit mes PDK-së dhe kësaj të IQM-së, përkatësisht Nismës për Kosovën, por tek pasojat e kësaj udhëheqjeje.

“Nuk ka ndonjë ndryshim tek pushteti i IQM-së-NPK-së nga ai i PDK-së, ose nëse mund ta quajmë ndryshim mund të themi se në aspektin e qeverisjes dhe situatës së përgjithshme gjendja është edhe më keq tani sesa ka qenë më herët veçmas në disa çështje të ndjeshme”, ka thënë në një konferencë lideri lokal i LDK-së, Januz Kastrati, duke përkujtuar se 3-4 figurat kryesore që e drejtojnë tash pushtetin e Malishevës nën firmën e IQM-NPK-së kanë qenë bashkëpunëtorët kryesorë të kreut të Degës së PDK-së dhe ish-kryetarit të Malishevës.

Nënkryetari i Degës së LDK-së, Sami Kafegjolli, ka tërhequr vërejtjen se kryetari aktual i Malishevës, Ragip Begaj, i ka shkelur premtimet për numrin e bursave për studentë dhe është shfaqur pesimist në lidhje me premtimet e pushtetit të ri rreth kthimit të pronave të Bellanicës. Zëdhënësi i degës, Alban Bytyçi, ndërkaq, ka folur për bursat dhe takimet e kryetarit Begaj me qytetarët e lokaliteteve të ndryshme të Malishevës./Koha Ditore/

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Zafir Berisha nuk është kandidat në këto zgjedhje, parashikon zgjedhje të reja pas tre muajsh

Ish-deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai...

Lajmet e Fundit