2.9 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Hoti: Diplomacia e Kosovës po “ecën” mbrapsht!

Afrim-Hoti1Nuk është i kënaqur me punën që po bën Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, e as me numrin e njohjeve që janë arritur 6 vjet pas pavarësisë. Madje, është i mendimit se diplomacia kosovare është në situatë shumë të rëndë dhe të pa orientuar.
Për njohësin e çështjeve ndërkombëtare, profesor Afrim Hotin, janë shumë faktor që e dëmtojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, si korrupsioni, krimi i organizuar, sundimi i ligjit, dukuri që këto vazhdimisht përmenden në raportet e progresit të Komisionit Evropian.

Ai nuk përjashton faktin se edhe krijimi i Gjykatës Speciale në mënyrë direkte kthen vendin dhe imazhin e tij në shumë vite prapa.

Ndërkaq, kur flet për mos njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së dhe qasjen e MPJ-së për ta ndryshuar mendjen e këtyre shteteve që ende hezitojnë ta njohin shtetin tonë, profesor Hoti thotë diplomacia kosovare duhet të lirohet nga logjika momentale e veprimit, të ridizajnohet dhe ristrukturohet për t’u paraqitur si shërbim i jashtëm profesional dhe i konsoliduar.

I pyetur se cila është “pasqyra diplomatike” e shtetit të Kosovës përballë faktorit ndërkombëtar, profesor Hoti u përgjigj: Mendoj se kohëve të fundit kemi regres të konsiderueshëm dhe pasqyrë tejet të zbehtë diplomatike para faktorit ndërkombëtare. Dhe për këtë ka më shumë se një arsye dhe këto arsye në pjesën dërmuese lidhen me punët tona respektivisht neglizhencën tonë në shumë drejtime. Raportet e progresit të Komisionit Evropian në radhë të parë dhe raporte tjera të ndryshme ndërkombëtare për Kosovën që vënë në spikamë krimin e organizuar, korrupsionin, mungesën e sundimit të ligjit dhe fenomene të tjera kanë dëmtuar dhe po e dëmtojnë në masë të madhe pozitën dhe imazhin shtetëror dhe diplomatik të Republikës. /Bota press/

Më Shumë

Ish-zëvendësministri Hoxha: Kosova është në krah të SHBA-së, s’ka vend për panik se mund të ketë sulme

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në një prononcim për FrontOnline është deklaruar lidhur me thirrjet në rrjetet sociale ku disa përdorues serbë...

Totaj kujton intelektualin prizrenas Xhemil Doda në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përkujtuar me nderim 50-vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit dhe atdhetarit të shquar prizrenas Xhemil...

Lajmet e Fundit