8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

KK i Malishevës formoi katër komitete jo obligative

KK Malisheve-BegajKuvendi i Komunës së Malishevës, të hënën, në vazhdimin e mbledhjes së katërt (të ndërprerë gjatë javës së kaluar), e cila dje zgjati deri në orët e mbrëmjes, ka marrë vendim për formimin e katër komiteteve jo obligative, Komitetin për arsim, kulturë, rini dhe sport, Komitetin për diasporë, Komitetin për shëndetësi, mirëqenies sociale, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftë, si dhe personave me aftësi të kufizuara dhe Komitetin për mbrojtje të mjedisit, turizmit, planifikimit urban kadastër dhe monitorim të projekteve publike.

Në vazhdimin e kësaj seance, para anëtarëve të Kuvendit të Komunës, është paraqitur edhe raporti i punës së Drejtorisë Komunale për Arsim dhe Edukim, për vitin 2013-2014, ndërsa më pas KK mori vendim edhe për formimin e komisionit për emërtimin e rrugëve në Komunën e Malishevës.

Një çështje e ndjeshme në këtë mbledhje ishte edhe shqyrtimi i kërkesës së banorëve të fshatit Bellanicë, për çështjen e pronave, për të cilat banorët pretendojnë të jenë të tyre, të cilat janë privatizuar nga ish AKM-ja (tani AKP), ku pas shumë diskutimeve, Kuvendi i Komunës së Malishevës, u deklarua në mbështetje të kërkesave të banorëve të fshatit Bellanicë dhe fshatrave tjera, lidhur me çështjen e pronave tashmë të privatizuara.

Me kërkesën e anëtarëve të KK-së, në këtë mbledhje u debatua edhe për çështjen e ndërprejres së kujdestarisë në maternitetin e QKMF-së në Malishevë, ku sipas drejtorit komunal për shëndetësi, kujdestaria është ndërprerë për shumë arsye, por kryesorja është mungesa e gjinekologëve për punë në kujdestari dhe derisa të bëhet një zgjidhje për këtë çështje, kujdestaria do të vazhdoj të mbetet e ndërprerë, por anëtarët e Kuvendit të Komunës në Malishevë, kërkuan që shërbimi i kujdestarisë në maternitet të kthehet në 24 orë në ditë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Parregullsi në spitalin e Prizrenit me Hemodializë, lirohet nga detyra kryeinfermieri

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka njoftuar se ka nisur një proces të monitorimit dhe mbikëqyrjes në të gjitha repartet,...

Zbulohet kundërvajtje doganore në Prizren me vlerë 6 mijë euro

Zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore Prizren kanë identifikuar deklarim të pasaktë të mallrave gjatë procedurave të zhdoganimit. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ekzaminimit u...

Lajmet e Fundit