2.7 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Ardhmëria nuk ndërtohet me IZOLIM

Seremb_Gjergji 3Shkruan: Seremb Gjergji

Populli i Kosovës nuk e meriton aspak IZOLIMIN që po vjen nga Bashkimi Evropian. Kosovaret më shumë se kurrë ka nevojë për Liberalizim. Tash sa shekuj, shtëpia jonë me shekuj është Evropa. Tash vetëm Ne kemi mbetur njerëz të IZOLUAR në shtëpinë tonë.

Atëherë kur asnjë vend Evropian nuk e ka mbrojtur këtë Kontinent të vjetër, shqiptarët me gjak dhe sakrifica i dolën zot asaj. Andaj mos na IZOLONI në shtëpinë tonë? Kosovarët e meritojnë liberalizimin më shumë se cilido vend tjetër në Ballkan.

Popullata e Kosovës është më e reja në Evropë. Është popullata me potencialin më të madh mendor dhe njerëzor.

Kombi ynë ka dhënë shumë për këtë kontinent me rëndësi për të gjithë njerëzimin; nga Aleksandri i Madh, Mbreti Dardan Ankiz, Jan Kukuzeli – kompozitor, Skenderbeu – mbrojtës i Evropës, Karl Gega – arkitekt me renome ndërkombëtare, Konstantino Morttati – arbëresh; themelues i Kushtetutës Italiane moderne, Aleksander Mojsiu – artist qw tronditi skenat evropiane; Nobelistja Nënë Tereza; Bekim Fehmiu – artist i Hollivudit e deri tek filozofi i kohërave moderne, Muhamedin Kullashi – aktualisht ambasador i Kosovës në Paris, Francë.

Rishtazi komisionari për zgjerim i BE-së Stefan Fule tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE dhe ky hap sjellë paq dhe stabilitet. Kam dëshire që kjo të jetë realitet, jo vetëm retorikë.

***
Nuk e meritojmë të jemi të mbyllur, kur e gjithë bota po lufton të jetë e hapur dhe jashtë izolimit! I thërras të gjitha vendeve të BE-së që para zgjedhjeve në Parlamentin Evropian të veprojnë drejt e ta ç’IZOLOZOJNË Populli e Kosovës. Populli ynë nuk duhet të jetë peng i politikës apo interesave të ngushta. Populli ynë duhet të jetë i lirë.

Fëmijët tanë duhet ta kenë lirinë e lëvizjes, për të pas mundësin të zhvillohen, të prosperojnë dhe të avancojnë në synimet ë tyre.

Drin dhe Diella Gjergji, përveç gjuhës amtare, flasin shkëlqyeshëm Gjermanisht dhe Anglisht. Tash shtroj pyetjen sa fëmijë në Kosovë kanë kapacitetet të ngjashme apo edhe më të përparuara.

Por, mbi të gjitha pyes vendet anëtare të Bashkimit Evropian, ka kanë më shumë fëmijët e Bosnjës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë apo Shqipërisë se fëmijët tanë? Unë them asgjë!Ne nuk e meritojmë dhe nuk e kemi merituar IZOLIMIN.

Më Shumë

I kërkonin 100% kamatë mujore viktimës, arrestohen dy të dyshuar për fajde në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24-orësh, të dyshuarit dyshohet se kanë ngarkuar një viktimë mashkull kosovar me kamatë...

“Nëse ke një mundësi për të shpresuar…” – Vargu i Lea Ypit në këngën e re të U2

Vokalisti i bendit legjendar U2, Bono, ka përmendur akademiken dhe shkrimtaren shqiptare Lea Ypi gjatë prezantimit të projektit të ri muzikor “Days of Ash”. Në...

Pa pranga

Lajmet e Fundit