35 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Nisma në Prizren: Qeveria e Ramadan Mujës në panikë

Nisma per kosove1Nisma për Kosovën në Prizren ka akuzuar pushtetin e Ramadan Mujës, për hapjen e konkursit për drejtorë të shkollave. Sipas këtij subjekti politik, qeveria e kryetarit Muja, ka filluar të frikësohet nga humbja që do të pësojë në zgjedhjet e ardhshme.

” Qeveria aktuale në komunën e Prizrenit, qysh tani ka filluar të ndijejë frikën e humbjes që do t’i vije si një tërmet i fuqishëm”, thuhet në reagimin e Nismës në Prizren

“Kjo qeveri është duke përdorë të gjitha mekanizmat, bile edhe ato që bien ndesh me ligjin vetëm që t’ia zgjatë jetën vetës”.

Ekspertët e Nismës për Kosovë në Prizren, të sektorit të arsimit, vlerësojnë se Qeveria e Ramadan Mujës nuk ka pasur asnjë të drejtë as ligjore dhe as morale të marrë vendime të tilla të ngutshme për hapjen e konkursit për drejtorë të shkollave.

“Ne konkludojmë se përshpejtimi i procedurave për të marrë këto vendime nuk ka për qëllim shërbimin për qytetarët,por ka për qëllim bërjen e një fushate parazgjedhore”.

” Hapja e konkursit për drejtorë të shkollave në këtë kohë është i papranushëm për Nismën në Prizren”.

“Nisma për Kosovën në Prizren ka vrejtur në këtë konkurs është abuzuar sistemi i arësimit pasi që është shkelur ligji për arësim”.

“Duke filluar qysh nga formimi i komisionit dhe intervistimi i kandidatëve brenda ditës, pastaj mosbërja e një liste të ngushtë të të përzgjedhurve e vërteton se nepotizmi,shkelja e ligjit dhe shumë fenomene të ndryshme negative kanë lëshuar rrënjët shumë thellë si në tërë vendin ashtu edhe në komunën tonë”.

” Pastaj përzgjedhja e individëve të cilët i përbëjnë dhe i udhëheqin këto komisione tregon më së miri se qeverisja lokale asnjëherë dhe as tani nuk i ka ‘situr njerëzit’ të atillë si Afrim Topcideri ish- inspektor i regjimit të Millosheviqit”.

“Derisa në vende të ndryshme këshillat e formuar nga prindërit janë faktor vendimmarrës për çështjet që kanë të bëjnë me shkollat ku fëmijët e tyre gravitojnë,tek ne nuk pyeten dhe nuk janë në dijëni fare për këtë, edhe pse kjo është obligim ligjor që duhet respektuar nga qeverisja lokale”.

“Duke u bazuar në këto veprime që po shkakton kjo qeverisje,ne ‘’Nisma për Kosovën’’ në Prizren kemi ardhur në përfundim se këto vendime dhe kjo përzgjedhje e drejtorëve të shkollave në këtë mënyrë,nuk do të jenë të pranueshme asnjëherë për ne”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ligjëruesit amerikanë përmbyllin me sukses angazhimin në Universitetin e Prizrenit

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, zhvilloi një takim falënderues me ligjëruesit amerikan Matthew Gleason, English Language Fellow dhe...

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje në stacionin policor në Suharekë

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rastin e ka konfirmuar për...

Lajmet e Fundit