10.5 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

“Agnus Dei”, filmi më i mirë i huaj në Indonezi

filmiiiii Listës së çmimeve që ka grumbulluar në sirtar filmi “Agnus Dei” i është shtuar edhe një tjetër. Festivali “WorldFilm Festival” në Xhakarta të Indonesizë, e ka shpërblyer filmin e regjisorit Agim Sopi me çmimin e artë “Filmi më i mirë i huaj”.

Ky është çmimi i njëmbëdhjetë me radhë që merr ky film. Festivali indonezian sivjet ka realizuar edicionin e tij të dytë, ku përveç “Agnus…” me çmime të arta janë vlerësuar edhe 29 filma të tjerë, në kategori të ndryshme.

Ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve do të mbahet më datën 4 të muajit qershor.
Muajin e kaluar regjisori kosovar për gazetën kishte bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në asnjë festival, përveç atij që mbahet në qershor në Lecce të Italisë.

Të shtunën mbrëma “Agnus Dei” është shfaqur në “Argentina FICIP”, në Buenos Aires të Argjentinës. Në listën e festivaleve që do të shpaloset rrëfimi i filmit që flet për marrëdhëniet shqiptaro-serbe është edhe “Salento International Film Festival”, që mbahet në Lecce të Italisë dhe shtrihet midis datave 21 e 30 qershor. Ndërsa pas këtij prezantimi, “Agnus Dei” ndalet në “Scottdale Film Festival” në Arizonë.

Qendra Kinematografike e Kosovës e kishte subvencionuar këtë film me 310 mijë euro me buxhetin e vitit 2010. Por Sopi nuk ka gjetur përkrahje nga QKK-ja për t’u prezantuar në këto festivale.
“Agnus Dei” ka për kryeprotagonist Petrin rreth të tridhjetave. Ai bie në dëshpërim me nënën e tij, Maria, dhe burrin e saj, Stojani, në një fshat të Serbisë. Peter është i lindur në Kosovë nga një dashuri e ndaluar midis së ëmës dhe babait të tij shqiptar. Rrëfimi nis në kohën kur marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve janë armiqësore. “Award of Merit” në festivalin e filmit “The Indie Fest” ishte vlerësimi që para dy muajsh ky film kishte marrë në Jolla të Kalifornisë.

Më Shumë

Artan Abrashi takon deputeten shqiptare në Kroaci, Ermina Lekaj Perlaskaj

Në një ditë me diell në zemër të Prizrenit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, Artan Abrashi, është takuar me deputeten shqiptare...

Në fshatin Pastasel të Rahovecit, vëllai sulmon vëllanë

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në fshatin Pastasel të Rahovecit, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllanë e...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit