11.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Prokurori serb flet për ekzekutimin e 82 shqiptarëve në Rudnicë

Rudnice-varreze masive1Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë ka në dorë informatat sipas të cilave gjatë luftës në Kosovë, afër Rudnicës (te Rashka, në Serbi) ishin ekzekutuar 82 shqiptarë. Këtë e ka pohuar për TV B92 prokurori për krime lufte i Serbisë, Vlladimir Vukçeviq.

Ai ka thënë se po verifikohet nëse trupat e tyre ndodhen në guroren e Rudnicës, ku po zhvillohen gërmime pas dyshimeve se aty ka një varrezë masive me trupa shqiptarësh, transmeton Koha.net.

Prokurori ka thënë se ata persona janë të evidentuar si të zhdukur “dhe po shikojmë nëse eventualisht trupat e tyre ndodhen në Rudnicë” dhe se “ tash për tash nuk mund të flasim kush e ka bërë këtë”.

Prokurori Vukçeviq ka thënë se dyshimet janë mbështetur në xhirimet satelitore. “Një ekspert danez ka konfirmuar se në atë gurthyese nga xhirimi shihej se kishte dhe të hedhur.

Gërmimet në Rudnicë (afër Rashkës, në Serbi) kanë filluar në fillim të dhjetorit të vitit 2013 dhe aty dyshohet se janë hedhur trupat e 250 shqiptarëve, të vrarë në Kosovë. Aty tashmë janë identifikuar përmes ADN-së trupat e dy shqiptarëve.

Rastin e varrezës masive në Rudnicë, sipas prokurorit serb, e ka zbuluar një dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it. Sipas tij në gurthyesin e braktisur Rudnicë më 1999 ishin hedhur trupa shqiptarësh dhe më vonë terreni ishte mbuluar me dhe e asfalt.

Më Shumë

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

LDK-ja në Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

Dega e LDK-së në Therandë (Suharekë) ka bërë të ditur se, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të...

Lajmet e Fundit