Zyrtare: Ramadan Muja me aktgjykim në xhep

Ramadan Muja 2Kryetarit  të Prizrenit, Ramadan Mujës, i është dorëzuar sot aktgjykimi nga Gjykata Themelore në Prizren. Avokati i Mujës, Ruzhdi Berisha konfirmoi marrjen e aktgjykimit të klientit të tij.

“Po sot e kam marrë aktgjykimin e kryetarit”, konfirmoi Berisha për “PrizrenPress”.

Ai tha se përvec palës mbrojtëse, aktgjykimi i është dorëzuar edhe kryetarit Ramadan Mujës.
“Edhe kryetari e ka marrë aktgjykimin edhe unë”, tregoi ai.

Avokati Berisha, paralajmëroi se do të parashtrojë ankesë ndaj aktgjykimit të Ramadan Mujës.
“Sigurisht që do të ankohemi. Bile ankesën e kam të gatshëm vetëm do të procedoj”,tha Berisha.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, në muajin mars të këtij viti është shpall fajtor dhe është dënuar me dy vjet burgim me kusht nga një trup gjyqësor i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Bashkë me Mujën fajtor janë shpallur edhe pesë ish-drejtorë të tij, të mandatit të kaluar, por ata janë dënuar më pak se sa shefi i tyre.

Pala mbrojtëse e të akuzuarve ka paralajmëruar ankesë, ndërsa nëse vendimi i shkallës së parë konfirmohet nga Gjykata e Apelit, atëherë në Prizren duhet të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Lajmet e Fundit