8.9 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Partitë premtojnë lista “të pastra”

Partit parlamentare-logotPartitë politike kanë vendosur që në zgjedhjet nacionale para votuesve të dalin me emra kredibilë dhe me të kaluar të pastër. Në të njëjtën kohë subjektet politike janë duke bërë garë se kush më tepër po arrin të ketë prurje dhe të pasurojnë listat e kandidatëve me emra të njohur nga lëmi të ndryshme.
Kujtim Shala, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka theksuar se të enjten (sot) do të finalizohet lista e kandidatëve për deputet të kësaj partie. Megjithatë, LDK ka njoftuar se këtë gjë do ta bëjë nesër.

Sipas tij, propozimet janë marr dhe këto propozime do janë dërguar në kryesi të partisë për t’i shqyrtuar.

“Pasi të shqyrtohen listat nga ana e kryesisë së partisë, atëherë lista i dërgohet organit më të lartë të partisë që është Këshilli drejtues i cili e voton këtë listë. Ndërsa, lista në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve do të dorëzohet të premten”, ka thënë ai për Telegrafin.

Shala ka theksuar se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar që lista të ketë përfaqësues politikë, njerëz të mediave dhe biznesit- gjë që është vërtetuar gjatë ditëve të fundit- që të kemi përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës.

“Ndërsa, njëra nga kërkesat thelbësore, ose më mirë thënë parim ia kemi vënë vetes, që listat të jenë të përbëra nga persona që nuk kanë probleme me ligjin”, ka thënë Shala.

Ndërsa, Erzen Vraniqi nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), ka thënë se të premten VV-ja do ta dorëzoj listën për deputet, në KQZ. Ai ka sqaruar se lista do të përbëhet nga gjithsejtë 120 kandidatë.

“Të enjten, Këshilli i Përgjithshëm i partisë i voton emrat e kandidatëve që do të jenë në listën e partisë, në zgjedhjet nacionale të tetë qershorit. Lista është mjaft e larmishme, dhe ajo përbëhet nga persona të dëshmuar; aktivistë politikë; njerëz të shoqërisë civile; persona profesionistë (teknokratë) e kështu me radhë”, ka thënë Vraniqi për Telegrafin.

Ndërsa, Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se partia të cilën ai e përfaqëson është afër përmbylljes së listës të kandidatëve për deputetë.

Ai ka theksuar se AAK-ja është angazhuar që në listat e tyre të ketë individë që nuk kanë probleme me ligjin.

“Lista e ‘Drejtimit të Ri’ është një grumbull i njerëzve profesionistë, njerëz të dalluar me profesionalizmin e tyre, si dhe njerëz që i kanë ndihmuar çështjen kombëtare”, tha Ramadani.

Ai ka sqaruar se AAK-ja listën në KQZ, do ta dorëzoj të premten, koha edhe kur përfundon afati ligjor për dorëzimin e listave nga ana e partive politike.

Ndryshe, edhe kryeministri në largim, njëherësh edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, ka deklaruar se brenda listës së PDK-së për deputetë në zgjedhjet e tetë qershorit, do të ketë persona që nuk janë duke u ballafaquar me drejtësinë.

Aderimet e ditëve të fundit i kanë dhënë një dinamikë të re klasës politike në Kosovë, duke e shtyrë atë drejt në garë se kush do t’i bëjë për vete individët e shquar brenda shoqërisë. /Telegrafi/

Më Shumë

Mot i nxehtë sot, temperaturat arrijnë në 28 gradë Celsius

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura do të lëvizin nga 6 deri në 28...

Finalja e basketbollit në Prizren: Ekrani gjigand zhvendoset në Shatërvan

Përballja e shumëpritur mes Bashkimit dhe Trepçës do të transmetohet drejtpërdrejt në ekran gjigand, por tashmë me një ndryshim, vendndodhja e ekranit është zhvendosur...

Lajmet e Fundit