6 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Alessandra Ambrosio: Të kesh një trup perfekt nuk është gjithçka

AlessandraAmbrosio-manekineAlessandra Ambrosio parakaloi në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë në premierën e ‘Two Days, One Night’.

Modelja 33-vjeçare dukej super tërheqëse me bizhuteri nga Chopard dhe një fustan nga Versace që kishte një të çarë të konsiderueshme që nxirrte në pah këmbët e saj elegante dhe super të tonifikuara.

Alessandra Ambrosio është një ndër modelet më të bukura, por për vajzën e saj dëshiron që të rritet konfidente dhe të kuptojë që pamja e jashtme nuk është gjëja më e rëndësishme. Alessandra është nënë e 2 fëmijëve Anja dhe Noah përkatësisht 5 dhe 2 vjeç. Në një intervistë për revistën “Self”, modelja thotë: “Të kesh një trup perfekt nuk është gjithçka. Dëshiroj që vajza ime të jetë e edukuar dhe shumë e disiplinuar. Një pamje dhe një trup perfekt nuk e bën një njeri më të mirë. E gjitha ka të bëjë me të vetëndjerin konfident”.

Gjatë intervistës për revistën “Self”, ëngjëlli i Victoria’s dha këshilla sesi të kesh një fizik që të bën të ndjehesh mirë dhe gjithashtu foli edhe mbi regjimin e saj në fitness. / Top Channel

Më Shumë

Lirohet Gjesti

Reperi Besart Kelmendi, Gjesti, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen avokati i tij Artan Qerkini. Gjesti ishte ndaluar për tri...

Ilaz Osmanaj, 34-vjeçari që u godit për vdekje nga vetura në Prizren

Mbrëmjen e së mërkurës, një aksident me fatalitet ngjau në rrugën “Wesli Clark” në Prizren.   Si pasojë, i vdekur mbeti një këmbësor, 34-vjeçari Ilaz Osmanaj. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Familjarët...

Lajmet e Fundit