VV-ja për arrestimin e Molliqjat: Ditët e fundit të shtetit policor

vvVetëvendosje e ka quajtur arrestimin e Dardan Molliqajt sulm politik ndaj kësaj Lëvizjeje, i planifikuar dhe i ndërmarrë prej strukturave shtetërore që vijojnë të keqpërdoren në interes të qeverisjes se PDK-së, e që sipas VV-së është në ditët e saj të fundit.

“Ky arrestim synon qartazi dëmtimin dhe pengimin e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë fushatës zgjedhore, duke pasur parasysh edhe që Dardan Molliqaj ka qenë Drejtues i Shtabit të Përgjithshëm Zgjedhor të VV-së”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje teksa i bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të aktivistit Dardan Molliqaj.

Arsyetimi zyrtar i arrestimit është pjesëmarrja në protesta.

“Ne e konsiderojmë pjesëmarrjen në protesta të drejtë themelore qytetare dhe demokratike. Përndjekja e qytetarëve për shkak të pjesëmarrjes së tyre në protesta synon të shuajë frymën e opozitës reale, si dhe të imponojë konsensusin me veprimet e elitës politike në dëm të vendit tonë, ekonomisë tonë, dhe qytetarëve tanë. Por, qeveria në largim dhe aleatët e saj të heshtur kinse-opozitarë duhet të dijë mirë se nuk do t’i shpëtojnë dot drejtësisë dhe ndëshkimit të merituar që do ta marrin në 8 qershor prej qytetarëve të cilët masivisht po e kuptojnë natyrën e vërtetë të atyre që kanë sunduar përmbi ligjin dhe përmbi drejtësinë në 15 vitet e fundit”, thuhet në reagim.

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit