19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Kurti në Prizren: Vetëvendosje për avancimin e mesatares së popullit

Kurti ne pzKandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren , Mytaher Haskuka, Artan Abrashi, Nora Arapi, Velizake Thaçi – Celina dhe Levent Kasemi, si dhe kryetari Albin Kurti kanë prezantuar planet e Lëvizjes Vetëvendosje! gjatë mandatit qeverisës.

Qytetarët e Prizrenit gjatë tubimit dhe pas tij, janë interesuar për pikat e Alternativës Qeverisëse.

“Në Kosovë, kushtet e jetës për shumë njerëz janë të rënda. Alternativa Qeverisëse e Vetëvendosje!-s garanton të drejta në shumë fusha, por mbi të gjitha nuk do të lejojë që dikush të vuajë për një minimum jetik”, potencoi kandidati Mytaher Haskuka.

Ai ka thënë se e drejta sociale do të jetë e garantuar me Kushtetutë dhe legjislacion. “Asistenca sociale që prej 2003 është rritur vetëm 5 euro, kurse çmimet janë duke u rritur gjithë kohës . Me këtë asistencë nuk mbulohen as nevojat elementare. Kjo gjendje duhet të rregullohet”, ka thënë Haskuka.

Kurse kandidati për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Artan Abrashi, ka folur për organizimin e Vetëvendosje!-s përgjatë viteve dhe planet e së ardhmes.

“Gjatë këtyre viteve aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! gjithandej nëpër Kosovë kanë qenë shembull i angazhimit qytetar dhe i vullnetit të pathyeshëm për ndryshim”, është shprehur Abrashi. Ky vullnet e rezistencë, sipas tij, ka bërë që të thyhet miti i frikës dhe të jetë frymëzim për guxim qytetar për shumëkënd.

“Kur mjerimi shoqëror thellohet dhe pasuria e klasës politike aktuale shtohet vazhdimisht, padrejtësia shkon e rritet deri në institucionalizim e saj.

Kurse Valizake Thaçi – Celina ka folur për diskriminimin e grave në shoqëri dhe treg të punës. Për këtë ajo tha se Pushimi i Lehonisë sipas propozimit të Vetëvendosje! është i domosdoshëm. “Lëvizja Vetëvendosje! do të jetë garantuese i të drejtave të të punësuarave shtatzëna dhe nënave lehona. Për këtë edhe kemi propozuar pushim 12 muaj me pagesë ku gjysma e pushimit shfrytëzohet nga i ati i fëmijës së lindur”.

Kryetari Albin Kurti ka shpjeguar se Vetëvendosje! angazhohet për një shtet republikan, shtet të së drejtës, shtet zhvillimor e social. “Ne besojmë se shteti duhet t’u dalë në ndihmë atyre që më së shumti kanë nevojë e këta janë shtresa e mesme dhe sidomos ajo e varfër, sepse ata nuk shkojnë në shkolla e spitale private sikur milionerët e Kosovës”, ka thënë kryetari Albin Kurti.

Ai ka thënë tatimi progresiv është politikë e duhur për ta përmirësuar mesataren e popullit.

Më Shumë

Prizren: Kërkohet paraburgim ndaj katër të dyshuarve për lëndim trupor dhe kanosje

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Ç.S., D.S., F.B., për shkak...

Shkolla në Gexhë të Rahovecit, gati për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në përurimin e renovimit të plotë të hapësirave të brendshme të ShFMU “Skënder Kastrati”,...

Lajmet e Fundit