Thaçi në Malishevë: Mos ua jepni votën atyre që s’mund të hyjnë as në Parlament

Thaci-Kilaj-malisheveKryetari i PDK-së dhe kryeministri në ikje i vendit, Hashim Thaç ka qëndruar në Malishevë vendlindjen e Kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, ku ka takuar udhëheqësit e degës me në krye kryetarin Isni Kilajn si dhe kandidatët nga Malisheva që në kuadër të këtij subjekti garojnë për deputet.

“Mos u jepni votë atyre që smund të hyjnë as në Parlament sepse ajo është humbje e votës”- ka thënë kryeministri Thaçi para simpatizantë të PDK-së.

“Synojmë të fitojmë mbi 40 deputet dhe pastaj të bëjmë koalicion edhe me një parti tjetër të djathtë pasi ne jemi partia më e madhe si nga të djathtët ashtu edhe nga të majtët dhe ska dyshim që sivjet do të shënojmë fitoren më të thellë në historinë tonë”, ka thënë më tej Thaçi i cili fokusimin e tij e ka përqëndruar në tri çështje.

“Zhvillimi ekonomik, punësimi dhe mirëqenja sociale janë tri çështjet në të cilat do të përqëndrohemi dhe kemi siguruar mjetet për hapjen e 200 mijë vendeve të punës”, ka thënë Thaçi duke u ofruar përkrahje të fuqishme kandidatëve për deputet Halit Krasniqi, Adem Berisha, Hasime Krasniqi dhe Fatmir Shurdhaj përderisa për kryetarin e degës Isni Kilaj ka premtuar se do të jetë pjesë e ekzekutivit të vendit.

Kreu i ekzekutivit të vendit Hashim Thaçi edhe me këtë rast ka përgëzuar banorët e Kijevës dhe fshatrave për rreth për vendimin qeveritar me të cilin kan filluar procedurat për themelimin e Komunës së re të Kijevës.

“Përfaqësuesve nga Kijeva në këtë takim Urime Komuna e Re e Kijevës”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit