1.9 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

“Zyra e Kosovës” e quan cinike ofertën për ndihmë të FSK-së në Serbi

FSK-marrshE ashtuquajtura zyrë për Kosovën ka kumtuar se është tmerruar me, siç ka thënë ajo, me cinizmin e autoriteteve të Prishtinës, që Beogradit i kanë ofruar ndihmën e njësive speciale të FSK-së.

“Zyra për Kosovën është tmerruar me cinizmin dhe me pa korrektësinë e pushtetit të Prishtinës,i cili, përmes të të ashtuquajturit ministër Agima Çeku i ofroi Beogradit ndihmë të njësive speciale për mbrojtje nga katastrofat natyrore nga Forcat e Sigurisë së Kosovës me theksimin se ato kanë vullnet të shkojnë me pajisje në Serbi nëse këtë e kërkon Qeveria e Serbisë”, thotë kumtesa që e publikon B92.

Në kohën kur në Serbi numërohen viktimat dhe evidentohen dëmet e bëra nga vërshimet e pa mbajtura ndër mend deri më tash, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ofron ndihmë të atyre forcave të cilat, siç thotë kumtesa, populli serb në Kosovë i mban në mend vetëm për të keq

“Të dala nga mëngët e famëkeqes të të ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare e Kosovë, Forcat e Sigurisë së Kosovës asociojnë në shumë krime për të cilat heshtet, e të cilat, me formimin e Gjyqit Special Ndërkombëtar për Krime Lufte, më në fund, shpresojmë se do të zbardhen”, thotë kumtesa dhe shton se është e “palejueshme që derisa gjithë bota e qytetëruar në këtë moment bashkëndjen me Serbinë dhe dërgon ndihma të pakursyera, Hashim Thaçi shfrytëzon ditës e zisë që përmes medieve, me qëllime parazgjedhor, të promovojë të ashtuquajturën Ushtri të Kosovës”, thotë kumtesa e kësaj Zyre. /Koha

Më Shumë

Andersoni i Bashkimit shpallet më i miri i javës

GO+ Peja-Bashkimi ishte një nga ndeshjet më emocionuese në këtë edicion me prizrenasit që fituan pas dy vazhdimeve. Te portokallezinjtë më i dalluari ishte Kyan...

Sonte nis Big Brother VIP Albania 5, ja emrat e përfolur dhe banori i parë i konfirmuar

Sonte, më 20 Dhjetor 2025, në orën 21:15, hap dyert edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania nën moderimin e Ledion Liços. Media kanë...

Lajmet e Fundit