13.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Limaj në Rahovec: Mos i besoni premtimeve të parealizushme

lima fortesKryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka nisur fushatën parazgjedhore nga Pastaseli, Fortesa dhe Celina e Rahovecit, ku para simpatizantëve ka shpalosur synimet dhe idetë për ndryshime, për të cilat ndryshime, siç tha, kurrë nuk kanë qenë më të nevojshme për Kosovën.

Kryetari i degës së Nisma-s në Rahovec, Sadik Krasniqi, thotë se hapi i dytë i kryetarit Fatmir Limaj ka qenë që vazhdimi i fushatës të fillojmë nga fshati i juaj. Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm që politikat e deritanishme kanë boshllëqe të shumta, si në mos sundimit të ligjit, në arsim, shëndetësi, dhe sferave tjera të jetës. Sot është një rast i mirë, koha e ndryshimeve, që bashkarisht të ndryshojmë komunën, Kosovën, që fëmijëve tanë t’i mundësojmë jetë të begatshme.

“Koha është për ndryshime dhe le të fillojnë këto ndryshime nga Pastaseli”, tha Krasniqi.

Kryetari Fatmir Limaj, pasi përshëndeti familjarët e dëshmorëve, ju jeni nga treva e punëtorëve, dhe ne si Nisma kemi bashkuar njerëzit që të bëjmë ndryshime, mendoj që shumë nga ju jeni të pakënaqur me gjendjen që mbretëron sot në Kosovë.

Nëse jeni të kënaqur me gjendjen momentale në Kosovë, mos luni nga vendi dhe votoni për ta. Duhet të mendoni, vazhdoi Limaj, dhe të pyetni veten, çka kanë bërë ata të cilit i keni votuar për juve.

Mos votoni për inati, për motive tjera por edhe në ditën e votimit pyeteni veten se sa jeni të kënaqur me ata që kanë qeverisur katër vjet deri tani. Ju jeni dëshmitar që po premtohet shumë për bujqësinë. Mos i besoni premtimeve për hapjen e vendeve të reja të punës, sepse për katër vjet nuk janë hapur as katër mijë vende pune, e tash po premtojnë për katër vjet 200 mijë vende pune.Ky premtim i tyre është vetëm marrja e votës dhe mirë u pafshim.

Nëse duhet të ndihmohet bujku, atëherë ule çmimin e naftës, e shteti i sinqertë duhet t’i thotë bujkut, dil në treg e tepricën e blen shteti.

Limaj tha se nuk ka ardhur të gënjejë qytetarët vetëm për votën, por siç tha, ofroj sinqeritet, përgjegjësi dhe ndryshime për të mirën e qytetarit. Nuk i zgjidh problemin emri i partisë, sepse emri është shkronja, por njerëzit e sinqertë dhe të përgjegjshëm, dhe në fund tha se me plumb vritet armiku, ndërkaq me votë vritet ardhmëria e fëmijëve.
Pas Pastaselit, kryetari Limaj ka vazhduar rrugën për Fortesë dhe Celinë./RahovecPress/

Më Shumë

Rrahu gruan para fëmijëve dhe u zhduk – në kërkim i dyshuari nga Llozica e Malishevës

Në fshatin Llozicë të komunës së Malishevës një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikike të përsëritur. Viktima është M.GJ, 27...

Suhareka rikthehet te fitorja, Prishtina dhe Dukagjini ndajnë pikët

Suhareka ka shënuar fitore në elitën e futbollit kosovar, duke mposhtur Feronikelin 74 me rezultat 3:1 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Rexhep...

Lajmet e Fundit