Kompania e Petrit Selimit shqetëson qytetarët me sondazhe telefonike

Petrit SelimiNjë organizatë me emrin “KUMT Consulting” ka disa ditë që bën anketë telefonike me qytetarët duke i pyetur ata se për kë do të votonin në zgjedhjet e 8 qershorit.

Kjo organizatë nuk ekziston në regjistrin e Departamentit për Regjistrim dhe Ndërlidhje me OJQ-të, ndërsa me të njëjtin emër ekziston në Administratën Tatimore (ATK) dhe në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), me pronar zëvendësministrin e Jashtëm, Petrit Selimi dhe me analistin Shkëlzen Maliqi.

Nëpërmjet dy numrave të telefonit nga operatori IPKO, (numrat e njohur për redaksinë), kjo organizatë kërkon të dijë preferencat politike të qytetarëve të cilat thonë se do t’i përdorin për një sondazh lidhur me zgjedhjet qendrore. S.G, nga Prishtina tregon se kjo organizatë e ka kontaktuar të hënën në mesditë../Koha Ditore/

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Lajmet e Fundit