12.5 C
Prizren
E premte, 24 Tetor, 2025

Reagon Nisma: ” Sondazhet ” në funksion të manipulimit !

Nisma per kosove1Dje, më 4 qershor, shumica e medieve të Kosovës publikuan lajmin e Gazetës Express se « PDK dhe Vetëvendosje porosisin sondazhe për ta manipuluar opinionin ». Sipas këtij burimi, “Planifikimi i publikimit të sondazheve të rrejshme të paguara nga këto dy parti do të publikohet nga disa organizata të njohura të shoqërisë civile.”

Është interesant të përmendet se edhe gazeta e “pavarur” e kandidatit të PDK-së, Tribuna “e Rexhep Hotit”, e publikoi këtë lajm!
Mirëpo, hiq më larg se të nesërme e publikimit të këtij lajmi, Tribuna “e Rexhep Hotit”, kandidatit me numër 23 të listës së PDK-së shpërndau sondazhin e parë që kishte paralajmëruar Gazeta Express.

Për të qenë “bindëse” në gënjeshtrën që shpërndan, gazeta e “pavarur” e kandidatit të PDK-së “sondazhin” ia atribuon një organizate të besueshme ndërkombëtare, që ka arritur ta shohë vetëm gazeta “e Rexhep Hotit”!

NISMA për Kosovën nuk e di se a ka vepruar në të njëjtën mënyrë edhe Vetëvendosja. Por, duke njohur mënyrën manipuluese të Hashim Thaçit, ne nuk e përjashtojmë që shumë shpejtë, edhe mediet e pavarura të kandidates së PDK-së, Margarita Kadriut, të publikojnë ndonjë “sondazh të besueshëm ndërkombëtar” të cilin e kanë parë vetëm ata!
Ju jeni SOVRANI i Kosovës dhe ju jeni ata që do të përcaktoni se kush ardhmërinë reale të këtij vendi!

Asnjë sondazh i paguar, nga kushdo qoftë, nuk mund të mohojë faktin se fati politik i Kosovës është në DORËN E QYTETARËVE E JO NË DORËN E ATYRE QË PAGUAJNË!
NISMA për Kosovën ka besimin e madh se SOVRANI i Kosovës do të ndëshkojë të gjithë ata që me paranë e popullit mundohen t’i manipulojnë qytetarët!

NISMA për Kosovën është forca e vetme që garanton se vullneti i SOVRANIT të Kosovës do të respektohet tërësisht!

Më Shumë

Rruga “Marin Barleti” në Prizren po rijetësohet me karakter historik

Punimet restauruese në rrugën “Marin Barleti”, në Qendrën Historike të Prizrenit, po afrohen drejt përfundimit, raporton PrizrenPress. Sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS),...

Vrasja e Auron Thaçit, avokati Gutaj: U zbulua se ai pati një plagë tjetër, s’jemi të kënaqur me atë që ndodhi në seancë

Në seancën gjyqësore të mbajtur sot për rastin e vrasjes së 26-vjeçarit Auron Thaçi, u zbuluan detaje të reja tronditëse. Para trupit gjykues dëshmoi...

Lajmet e Fundit