8.2 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Blomeyer: Gjermania dhe partnerët e saj s’do t’i tolerojnë manipulimet

PeterBlomeyer-ambasadori gjermanGjermania dhe partnerët e saj nuk do të tregojnë asnjë tolerancë ndaj manipulimeve në zgjedhje dhe secili që tenton të manipulojë në zgjedhje duhet të llogarisë në atë se do të zihet, ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer.

Në intervistën për “Koha Ditore” Blomeyer ka potencuar se secili duhet të dijë që mashtrimi në zgjedhje nuk është veprim prej kavalieri.

“Tani duhet pritur që këto zgjedhje të mbahen. Pastaj duhet dëgjuar edhe vlerësimin e misionit të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet. Mandej në bazë të kësaj do të orientohet edhe qëndrimi gjerman. Ndonëse një gjë mund ta them që tani: asnjë tolerancë ndaj manipulimit të zgjedhjeve nuk do të ketë”, ka thënë ambasadori gjerman.

Duke folur për mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët, ambasadori gjerman është shprehur se me luftë kundër simboleve nuk ndryshohet bota dhe se deputetët të cilët do të zgjidhen nëpërmjet këtyre fletëvotimeve do të betohen sipas ligjit kosovar para një flamuri kosovar, përcjell Koha.net.

Është për keqardhje që Kosova në indeksin e perceptimit të korrupsionit ka rrëshqitur rishtazi në vendin e turpshëm, 111, ka thënë Blomeyer.

Sipas tij, korrupsioni është i pranishëm në administratën shtetërore dhe atë komunale.

Më Shumë

Aktgjykim lirues, përforcon narrativën e luftës për liri dhe pavarësi

Pas më shumë se pesë vjetësh në proces gjyqësor, pritet që verdikti i shkallës së parë për katërshen e Ushtria Çlirimtare e Kosovës t’i...

Moti sot me temperatura deri në 12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe intervale me diell.   Në njoftim thuhet se temperaturat...

Lajmet e Fundit