6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Hoxha, Thaçit: Prizreni është i Nismës, ia pafsh hajrin humbjes

Sejdullah Hoxha, Nisma ne PrizrenKoordinatori i Nismës për Kosovë në Prizren, Sejdullah Hoxha, ka kërkuar nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, që humbjen e zgjedhjeve të 8 qershorit ta pres me qetësi e durim.
Ai tha se kërkesa e Thaçit në fshatin Zhur, që të mos votohen kandidatët e Nismës në Prizren, tregon se ai është në panic të humbjes.

“Thaçi është në panik. Ai në takimin e fundit me banorët e fshatit Zhur, ka kërkuar që të mos votohen kandidatët e Nismës.Por, kjo thirrje do t’i kthehet bumerang me 8 qershor Thaçit e PDK-së”, tha Hoxha.

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, iu ka bërë thirrje dje banorëve të fshatit Zhur, që të mos votohen kandidatët e kësaj ane të Nismës, përkatësisht Sejdullah Hoxha dhe Zafir Berisha. Ai u ka thënë zhurjanve se Nisma do të hyjë në koalicion me LDK-në.

Koordinatori i Nismës në Prizren, Sejdullah  Hoxha tha ndërkaq se kjo thirrje tregon se Nisma në Prizren, ia ka futur në palc frikën Thaçit.

“A mos po mendon Thaçi se duhet bërë koalicion me listën ‘Serpska” dhe partitë tjera serbe siç ka bërë vetë ?”, pyeti Hoxha.

Ai tha se Nisma në Prizren si në çdo vend të Kosovës është duke marrë mbështetje të fuqishme nga qytetarët.

“Nisma në Prizren në çdo takim ka marrë mbështetje të fuqishme nga qytetarët. Ky fuqizim i Nismës ia ka future frikën e humbjes Thaçit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përkujtohet Komandant “Ftyra”

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së – dega në Malishevë, është mbajtur...

“Zëri që nuk u dëgjua kurrë” promovohet në Prizren

Në Bibliotekën e Qytetit në Prizren është promovuar libri “Zëri që nuk u dëgjua kurrë” i autores Medina Ramaj-Leka, një vepër e ndjerë dhe...

Lajmet e Fundit