Si të bësh për vete një femër duke parë filma horror

88146Mënyra më e mirë për të bërë për vete një femër nuk janë darkat apo drekat. Disa studime tregojnë se një mënyrë e mirë për të bërë një femër për vete është që ta frikësoni me një film të zhanrit horror dhe të jeni me barkun bosh.

Studimet e reja kanë treguar se meshkujt kanë më shumë shanse që ta bëjnë për vete një femër kur ato janë shumë të uritura dhe të frikësuara.

Eksperti ndërkombëtar i shkencës së atraksionit, Viren Swami ka prezantuar studimin e ri gjatë një konference të quajtur “Besimi, Epshi dhe Dashuria”.

Ai ka thënë se me studimin e tij ka gjetur se femrat e frikësuara ka gjasa më të mëdha që të pëlqen mashkullin i cili u gjendet pranë në ato momente kur ajo është e frikësuar.

“Në takimin e parë jini të sigurt se partneri juaj është i uritur, kur ata janë të uritur kanë gamë më të gjerë të formës së trupit. Në studime, personat e uritur pëlqejnë njerëzit afër tyre”, ka thënë ai.

Në jetën e përditshme një faktor i përbashkët në dashuri është afërsia- njerëzit me të cilët jetoni, studioni apo edhe punoni.

“Aq më shpesh që shihni diçka, aq më shumë u pëlqen. E njëjta gjë ndodh edhe me njerëzit. Nëse ju pëlqen ndonjë femër, sigurohuni që atë ta shihni sa më shpesh që të jetë e mundur”, ka thënë Swami.

Më Shumë

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Lajmet e Fundit