KK i Malishevës, ndau çmimet tradicionale të 16 Qershorit

KK-Malisheve-cmimet tradicionaleKuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e mbajtur sot, vendosi për ndarjen e çmimeve tradicionale, të cilat sipas statutit të Komunës së Malishevës, jepen për trimëri e heroizëm, për kontribut në arsim dhe kontribut në shëndetësi, ndërsa çmimet mbajnë emrat e figurave të njohura nga Malisheva.

Për çmimin për trimëri dhe heroizëm “Imer Krasniqi”, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ja ndanë veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selman Hoti nga Carralluka dhe Habib Zogaj nga Turjaka.

Çmimin për kontribut në fushën e arsimit “Hamdi Berisha”, KK vendosi ti nderoj mësuesin Qerim Krasniqi-post mortum nga Drenoci dhe profesorin Qemajl Morina nga Astrazupi.

Çmimin për kontribut në shëndetësi, KK i Malishevës e ndau për Sanije Deskun nga Malisheva dhe Milazim Kryeziu nga Bubaveci.

Ndarja solemne e çmimeve bëhet me 16 Qershor, me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit