5 C
Prizren
E premte, 14 Nëntor, 2025

Ndërron jetë Arbnor Dehari i Vetëvendosjes

Arbnor Dehari-vvLëvizja Vetëvendosje shpreh ngushëllime rreth vdekjes tragjike të aktivistit të tyre, Arbënor Dehari (28) ka ndërruar jetë tragjikisht.

“Me pikëllimi të thellë njoftojmë opinionin publik se sot tragjikisht, në moshën 28 vjeçare ndërroi jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Arbënor Dehari”.

Arbënori rrjedh nga një familje patriotike me prejardhje nga Kumanova. Ai ishte aktivist i devotshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që nga vitet e para të formimit të saj, duke marrë pjesë në shumë aktivitete, aksione, protesta dhe demonstrata. Ka qenë i ngarkuar me detyra konkrete dhe përgjegjësi brenda Lëvizjes, duke qenë me vite anëtar i Sekretariatit Për Media dhe Komunikim të Lëvizjes Vetëvendosje!.

Prej vitit 2012, i ndjeri ka qenë sekretar organizativ i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, duke qenë ndër aktivistët kryesorë dhe më meritorë në fushatën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në ato të përgjithshme.

Vdekja e tij është humbje e madhe si për familjen poashtu edhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! Në këto moment të rënda, shprehim ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, dashamirëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!”, thuhet në njoftimin e VV-së. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Latifi: Fitorja për ne nuk ka qenë befasi

Smajl Latifi, ka arritur ta konfirmojë edhe mandatin e tretë në krye të Rahovecit.   Ai e ka mposhtur kundërkandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Ali Dula. Latifi i...

Shaban Shabani, pranon rezultatin e zgjedhjeve në Dragash, uron Bexhet Xheladinin për fitoren

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka falënderuar qytetarët dhe mbështetësit e këtij subjekti politik, që ushtruan të drejtën...

Lajmet e Fundit