11.3 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Haradinaj: Qytetarët i thanë JO qeverisjes së Thaçit

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i zgjedhur si kryeministër i Kosovës nga marrëveshja paszgjdhore e nënshkruar nga tri partitë e opozitës, i bën thirrje Hashim Thaçit të respektojë dokumentin pasi personifikon votën e qytetarëve, të cilët i kanë thënë JO një qeverie “Thaçi 3”.
Haradinaj duke i quajtur pa vend komentet për ligjshmërinë e shumicës së re ka folur si kryeministër i Kosovës në një intervistë ekskluzive për Ora News.

”Është një marrëveshje politike opozitare për të ndërtuar qeverinë e vendit. Në emër të tre partive është bërë dhe nominimi i kryetarit të qeverisë dhe jemi marrë vesh për postet e tjera. Nuk kam koment për qëndrimin e PDK-së. Ne shkojmë më tutje drejt konstituimit të Parlamentit dhe më pas qeverisë. Formimi i qeverisë nuk ka telashe, 70 për qind e qytetarëve të vendit kanë votuar kundër qeverisë së zotit Thaçi dhe në emër të kësaj jemi bashkuar. Kjo është ngjarje e rëndësishme dhe Thaçi duhet ta respektojë”, tha Haradinaj në një intervistë për Ora News.

Duke folur si kryeministër i ardhshëm Haradinaj tha se do të jetë një qeverisje e përgjegjshme pa korrupsion dhe do të mbajë premtimin për të ngritur një zyrë të veçantë për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Të gjithë partitë opozitare e kuptojnë se duhet të qeverisim përgjegjshëm pa korrupsion dhe të shtrimë ligjin në të gjithë vendin kjo nënkupton një drejtim të ri të qeverisë. Herët kam pasur ide për një zyrë për Preshevën dhe shumë shpejt do të realizohet”, tha Haradinaj. /

Më Shumë

Vërmicë: Konfiskohen 25% e parave të padeklaruara të një udhëtari

Në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të mjeteve monetare të padeklaruara që u gjetën në çantën e dorës së...

Prizreni sot zbret në fushën e Feronikelit

Sot, Prizreni do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, duke u përballur në transfertë me Feronikelin. Takimi do të...

Lajmet e Fundit