Nexhat Daci: Parashikimet e mia janë plotësuar, Ramushi Kryeministër

Daci-lddIsh-Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Nexhat Daci, ka thënë se janë përmbushur pritjet e tij për t’u bërë Ramush Haradinaj Kryeministër, ndërsa LDK’së t’i takojnë pozita e Kryetarit të Kuvendit dhe ajo e Presidentit
Kryetari i LDD’së ka thënë se ndihet i qetë pse ia ka qëlluar me parashikimin e tij se Ramush Haradinaj do të jetë Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës.

“Jam i qetë që ia kam qëlluar, edhe pse, nuk mund të lavdërohem se në politikë ia kam qëlluar shpesh”, ka thënë Daci, në një intervistë për Express.

Daci ka thënë se ka lobuar vazhdimisht që Haradinaj të bëhet Kryeministër, ndërsa LDK’së t’i kthehen pozitat që ka pasur më herët në Parlament e Presidencë.

“Unë kam paraparë saktësisht, e kam dëshiruar nga zemra që të jetë një qeverisje institucionale e stilit të vitit 2006. Brendia e marrëveshjes i ka plotësuar pritjet e mia që Kryeministri i jepet një njeriu, në të cilin unë shumë kam investuar në kuptimin e besimit në energjinë e tij. Dhe, dy postet po i jepen një partie e cila i ka pasur në vazhdimësi LDK’ja – Presidentin dhe Kryetarin e Parlamentit – do të thotë është një formulë për të cilën kam lobuar shumë në të gjitha qarqet edhe vendore shkencore edhe ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit