3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

HRW: Qeveria e re ta luftojë korrupsionin në gjyqësor

Gjykata-Prishtine5-20Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Human Rights Watch” kërkon nga Kosova që të përmirësojë funksionimin e gjyqësorit dhe të drejtat e njeriut nëse vendi dëshiron ardhmëri europiane.

Kosova ende duhet të punojë shumë për ti arritur standardet ndërkombëtare të drejtave të njeriut.

Sipas HRW, në mënyrë që të ketë një sistem gjyqësor që i shërben njerëzve qeveria e re duhet të ndërmarrë masa që të luftojë korrupsionin brenda gjyqësorit dhe prokurorisë si dhe të forcojë programin për mbrojtjen e dëshmitarëve.

“Autoritetet kosovare duhet të përpjekje serioze që të forcojnë sistemin e dobët të drejtësisë në vend. Fakti që dëshmitarët janë të frikësuar për të marrë qëndrim në gjykatat kosovare flet shumë për programin joadekuat për mbrojtjen e dëshmitarëve”, citon Express.

Po ashtu HRW thekson se qeveria duhet të mirëpres rolin e EULEX’it për të ndjekui rastet e ndjeshme që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe rastet ndëretnike.

Kjo organizatë kërkon që Qeveria e re të çojë përpara edhe çështjen e Gjykatës Speciale për themelimin e së cilës tashmë ka një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe BE’së.

Më Shumë

Mustapha Amzil shpallet MVP i finales

Mustapha Amzil i Trepçës u shpall MVP i ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në basketboll. Amzil përfundoi ndeshjen me 22 pikë dhe 12 kërcime, duke...

Drita shkëlqen në finale, fiton Kupën në Prizren

Drita ka triumfuar sonte në finalen e Kupës së Ligës së Parë, e zhvilluar në Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren. Ekipi gjilanas, i drejtuar...

Lajmet e Fundit