24.5 C
Prizren
E martë, 22 Prill, 2025

Surroi, ministër i Jashtëm në qeverinë Haradinaj?

BRITAIN KOSOVOPas aleancës së arritur ndërmjet bllokut opozita, që në opinionin po shihet edhe si “koalicioni i inatit”, këto subjekte politike duket se kanë bërë aleancë edhe me personalitete që kanë ndikim publik në masë.

Sipas burimeve të Telegrafit, posti i ministrit të Punëve të Jashtme në qeverinë Haradinaj 2, e cila po pretendon të krijohet nëse PDK-ja nuk arrin të krijojë qeverinë, i është ofruar ish-drejtuesit të ORA-s, publicistit Veton Surroit.

Ky emërim me sa duket po mbështetet edhe nga Vetëvendosja, e cila është afruar me Surroin, që nga koha kur pjesë e saj është bërë edhe zyrtarisht ish-zëdhënësi i partisë së Surroit, Ylli Hoxha.

“Qeveria e koalicionit opozitar do të mbledh rreth vetes të gjithë opozitarët, si ata që janë aktiv në politikë, ashtu edhe ata që kanë luajtur apo luajnë ende rol opozitar në forma të ndryshme. Po synojmë të krijojmë një bllok stabil, i cili Thaçit do t’ia bëjë të pamundur dominimin në skenën politike”, bëjnë të ditur burime të Telegrafit brenda koalicionit opozitar.

Sipas këtyre burimeve, i nominuari për kryeministër nga opozita, do t’iu bëjë ofertë edhe disa publicistëve të tjerë që t’i bashkohen në qeverisjen “Haradinaj 2”.

Më Shumë

Nesër vazhdimi i seancës, VV dhe PDK të gatshëm për zgjedhje

Pak çaste para se të dështonte dy herë radhazi për të marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu...

Seanca konstituive vazhdon nesër nga ora 12.00

Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se seanca konstituive e radhës mbahet nesër në ora 12.00. Zhvillimi vie pas kërkesës së presidentes Vjosa Osmani...

Lajmet e Fundit