A po përpiqet Hashim Thaçi për ta çuar vendin sërish në zgjedhje?

Thaci festonMedia të afërta me PDK’në kanë filluar të spekulojnë rreth mundësisë që vendi të shkojë prapë në zgjedhje, pas që opozita nuk do ta arrijë ta formojë Qeverinë, kurse ftuesi i zgjedhjeve, Koalicioni i Hashim Thaçit, s’ka më kë ta krijojë Qeverinë.

Në ditën e konstituimit të Kuvendit, sipas rregullores së Kuvendit, grupet parlamentare duhet të shprehin vullnetin e shprehur në zgjedhje.

Ndërsa, shkrirjet e disa grupeve në një grup të vetëm, mund të bëhen vetëm pas seancës konstituive, përkatësisht pas zgjedhjes së organeve të Kuvendit.

Neni 8 i rregullores së punës, që parasheh përgatitjen e mbledhjes konstituive nga Kryetari i legjislaturës së mëparshme, pika 2, thotë: “Kryetari dhe Kryesia, jo më pak se pesë ditë para mbajtjes së mbledhjes konstituive të legjislaturës së Kuvendit thërrasin mbledhje të përbashkët me kryetarët e partive, që kanë fituar vende në Kuvend, për ta përgatitur propozimin e rendit të ditës për mbledhjen konstituive, për t’i caktuar vendet e deputetëve, përkatësisht të forcave politike në sallë, sipas fuqisë politike që kanë, sipas numrit të deputetëve të secilës forcë politike”.

Ndërsa, pika 3, thotë: “Nëse dy apo më shumë grupe parlamentare kanë numër të njëjtë të deputetëve, atëherë renditja e tyre bëhet me short”.

Me vet faktin që kryetari i mëparshëm i Kuvendit i thërret kryetarët e partive që kanë fituar vota, reflekton se këto parti konsiderohen bartëse të grupeve parlamentare.

Kjo konfirmohet edhe te pika 3 e këtij neni, ku i referohet me nocionin “grup parlamentar”.

Kjo do të thotë, se në ditën e konstituimit, nocioni “grup parlamentar” reflekton vetëm vullnetin e shprehur në zgjedhje dhe të gjitha partitë apo koalicionet e certifikuara, duhet të ulen sipas forcës politike, ashtu siç e kanë rezultatin nga zgjedhjet.

Në këtë kontekst, nocioni “grupi më i madh parlamentar”, i përmendur te neni 12 (Zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit), i referohet grupit më të madh në ditën e konstituimit.

Gjithashtu, pika 1 e nenit 12 e saktëson se seanca konstituive nuk mund të konsiderohet e mbyllur pa zgjedhjen e Kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit.

Ndërkaq, lëvizjet e deputetëve, përfshirë edhe shuarjen e grupeve parlamentare dhe bashkimin e dy apo më shumë grupeve janë të rregulluara me nenin 20, por të gjitha këto lëvizje mund të bëhen vetëm pas konstituimit të Kuvendit dhe organeve të tij.

Se si do të ecën procesi deri në konstituimin e Kuvendit dhe organeve të tij është shumë vështirë të parashihet, por i gjithë sistemi juridik dhe politik i Kosovës është i bazuar në parimin se duhet respektuar vullnetin politik të shprehur në ditën e zgjedhjeve.

E kjo mund të dëshmohet edhe me faktin, se në rast të votimit të ndonjë mocioni të votëbesimit ndaj Qeverisë, presidenti i Kosovës nuk kërkon që dikush tjetër të provojë të formojë qeverinë, por i shpallë zgjedhjet e reja./express/

Më Shumë

E rëndë në Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar...

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit në Prizren, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa...

Lajmet e Fundit