-5.3 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Era Istrefi po sjell frymë të re në skenë

Era IstrefiKëngëtarja e re Era Istrefi, e cila shumë shpejtë ka hyrë fuqishëm në skenë, duke bërë për vete kështu shumë adhurues me zërin dhe stilin e saj të veçantë, ndërsa prej paraqitjeve të saj Era duket shumë premtuese, derisa jep shpresë për një ‘erë’ të re në skenën tonë.

Ka debutuar furishëm në skenën e muzikës kosovare. Është kjo motra më e vogël e Nora Istrefit, Era e cila ka mahnitur të gjithë me zërin e saj, ndërsa është vetëm 22 vjeçare. Kënga e saj e parë ishte kënga ‘Mani për money’ të cilën e lansoi në vitin 2013 e që u prit mjaft mirë nga publiku. E menjëherë pas kësaj kënge Era erdhi me këngën e dytë ‘A po don’, ku u paraqit në shoqëri të motrave të saj, por përsëri Era arriti të jetë më e komentuara.

E për të vërtetuar se ajo do të bëhet emër në skenë, jo shumë kohë më parë këngëtarja erdhi me këngën ‘E dehun’ e cila ka kapluar të gjitha ndejat e po dëgjohet në secilin cep shqipfolës. Ndërkaq suksesin i saj u vu në pah edhe në evenimentin ‘StarCard VideoFest’ në të cilin këngëtarja e re u shpërblye me dy çmime atë të ‘Best New Arstit’ dhe ‘Stylingu më i mirë’.

Ndryshe për të gjithë fansat e saj të cilët tashmë padyshim janë në numër të madh Era ka treguar se ka preferuar që ajo të njihet me publikun përmes artit dhe muzikës së saj, gjë që vërtet ka arritur ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë parasysh që këngët e saj tashmë radhiten ndër hi

Më Shumë

E rrallë në spitalin e Prizrenit: Anesteziologu asiston gjatë lindjes së nipit të tij

Një foshnjë e gjinisë mashkullore ka ardhur në jetë pesë minuta pas kalimit në vitin 2026-të.Me këtë rast ka ndodhur një moment tejet emocionues...

Vetëvendosje fiton në Prizren me 36,414 vota

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në...

Lajmet e Fundit