3.1 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Mustafa: Ne vendosim për qeverisjen e vendit

Isa Mustafa LDK“Formimi i koalicioneve gjithherë është i varur nga gatishmëria e partnerëve për kompromise. Sepse, koalicionet konsiderohen, para së gjithash, si kompromise pa humbës dhe fitues, me qëllim që të gjithë të jenë të kënaqur:, ka shkruar kru i LDK-së Isa Mustafa në Facebook.
Shkrimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:

Miq të nderuar,

Demokracia përfaqësuese niset nga shumica parlamentare e cila mund ta themelojë qeverinë. Por rezultat i sistemit proporcional të zgjedhjeve në nëntëdhjetë për qind të rasteve janë qeveritë e koalicionit.

Koalicionet në teori përbëjnë organizatat dhe individët të cilët bashkohen me resurset dhe dijet e tyre për ta rritur forcën me qëllim të arritjes sa më të suksesshme të qëllimeve të tyre. Në këtë rast kemi të bëjmë me efekt të sinegjisë. Sepse, mund të maksimizohet qeverisja, mandatet, resoret në qeveri, duke u mobilizuar një numër më i madh i qytetarëve përmes promovimit të diversitetit dhe solidaritetit nëpërmjet grupeve të ndryshme apo të ngjashme.

Për koalicionet është me rëndësi, se ato si formë e organizimit kanë (a) qëllim të përbashkët, (b) udhëheqje të përbashkët dhe (c) marrje të përbashkët të vendimeve. Mënyra e rregullimit dhe harmonizimit të këtyre tre çështjeve varet nga fuqia e votës së akterëve në koalicion, nga homogjeniteti programor, por para së gjithash nga përcaktimi I qartë i rregullave dhe implementimi i përpiktë i tyre.

Formimi i koalicioneve gjithherë është i varur nga gatishmëria e partnerëve për kompromise. Sepse, koalicionet konsiderohen, para së gjithash, si kompromise pa humbës dhe fitues, me qëllim që të gjithë të jenë të kënaqur.

Partitë politike përmes koalicioneve kontribuojnë në formimin e vullnetit politik të qytetarëve dhe kujdesen për interesat e tyre. Një teori thotë: Nëse ke për qëllim të fitosh atëherë nuk guxon të humbësh. Është e qartë se koalicionet formohen sipas rezultateve të njohura të zgjedhjeve të fundit, por marrëveshjet bëhen në bazë të rezultateve që synohen të arrihen për zgjedhjet e ardhshme.

Prandaj, duhet të jetë e qartë se në rastin e këtyre zgjedhjeve në Kosovë, koalicioni pas zgjedhor është ai i cili vendos se kush do ta qeverisë vendin. Ky është standard i ri të cilin e ndërtuam dhe i cili do të na qoj që në të ardhmen që koalicionet ti bëjmë para zgjedhjeve, sepse në situatën tonë, kur njëzetë vende nga njëqindenjëzetë në Parlament janë të garantuara, asnjë parti shqiptare si e vetme apo me disa parti të vogla nuk mund të del fituese.

Më Shumë

Vetëvendosje bashkoi bashkatdhetarët në një takim në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren organizoi një takim me bashkatdhetarët nga diaspora. Qindra pjesëmarrës u mblodhën për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. “Nga përfaqësues...

Bora merr një fitore tejet të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit

Bora ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 90:71 (22:10, 21:16, 21:21, 26:24), në javën e 13-të të ProCredit...

Lajmet e Fundit