5.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Prizreni apo fusha e “Lazaratit” edhe në Kosovë?

lazarati i prizrenit

Edhe pse Shqipëria me të gjitha forcat e saj ditëve të fundit është duke luftuar në Lazarat për rrënjosjen e kultivimit të kanabisit, institucionet e Kosovës përkatësisht Policia jonë rri duar kryq për luftimin e kultivimit të bimëve kanabis sativa tek ne.

Për policinë, Kosova nuk ka “Lazarat”, por konsiderohet se edhe vendi ynë në tërë territorin është i përshtatshëm për kultivimin e bimëve narkotike. Janë disa zona të Kosovës, që kanë qenë në fokus nga Policia për intervenim vecanërisht në rajonin e Prizrenit. Pra, në bazë të të dhënave nga policia e Kosovës, rajoni i Prizrenit konsiderohet ndër vendet që ka kultivuar më shumë lëndë narkotike. Gati në të gjithë vendin tonë ka parakushte për kultivimin e këtyre bimëve narkotike, dhe policia është e njohur për kultivimin e kanabisit në vende të caktuara, por jo në përmasa të mëdha.

Policia e Kosovës ka identifikuar në vitin 2012 59 raste të kultivimit me kanabis (10 mijë e 584 bimë), në vitin 2013 janë identifikuar si kultivues 31 raste (1 mijë e 512 bimë) dhe deri në qershor të këtij viti janë identifikuar 6 raste (1 mijë e 137 bimë).

Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë së Kosovës, thotë për “Botapress”, se realisht bazuar në veprimet e policisë dhe në hetimin e rasteve të trafikimit me narkotik, nuk ka pasur një zonë të caktuar të cilën dyshohet se prodhohen substanca narkotike të llojit kanabis sativa.

“Ka pasur raste që në vende të caktuara është kultivuar kanabisi, mirëpo jo në përmasa të mëdha, ato kryesisht kanë qenë në përmasa të vogla. Kjo dukuri ka qenë e theksuara para tri vjetëve, ndërsa në dy vitet e fundit dukshëm ka rënë kjo formë e veprimtarisë me substanca narkotike”, thotë Sadriu.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2542 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 31 aksidente...

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Lajmet e Fundit