Bori lihet në harresë?!

Bori-varrese masiveKomisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur nuk e ka bërë asnjë hap për t’i zbuluar pretendimet e dëshmitarit, Ivan Pajiq, për ekzistimin e një varreze masive në Bori të Serbisë.

Në dëshminë e tij, dhënë për gazetën Tribuna, Pajiq kishte ka thënë se gjatë luftës në Kosovë, kishte parë disa kamionë-frigoriferë me trupa të shqiptarëve të cilët kishin përfunduar në një varrezë masive në Petrovosello në Serbi, derisa një kamion tjetër, sipas tij, kishte përfunduar në shkritoren e Borit, afër Petrovosellos.

Ndonëse kjo dëshmi kishte nxitur reagim të madh të faktorit vendor dhe ndërkombëtar, deri më tani asnjë lëvizje nuk është bërë në këtë drejtim.

Këtë e pranon edhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjeturi, Prenkë Gjetaj.

Ai ka thënë për gazetën Tribuna se deri më tani nuk kanë ndonjë informacion rreth këtij lokacioni, derisa ka treguar se ende janë në kontakt me dëshmitarin.

“Ende nuk ka asgjë për dyshimet për varrezë masive në Petrovosello. Ne jemi në kontakt me dëshmitarin, mirëpo ende nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim”, ka qenë përgjigjja e Gjetajt për këtë çështje.

Përderisa Bori është lënë në harresë, në Rashkë të Serbisë janë duke vazhduar gërmimet për zbulimin e trupave me shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit