16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Tre të arrestuarit për terrorizëm po merren në pyetje

Terroristi

(E plotësuar) Burime brenda policisë në Prishtinë i kanë konfirmuar Koha.net-it, se tre të arrestuarit në Han të Elezit, të dyshuar për terrorizëm tashmë janë sjellë në Prishtinë dhe se ka nisur intervistomi i tyre.

 

Ata dyshohen për lidhje me grupet terroriste në disa vende islamike, ku veprojnë organizata të tilla.

 

Aksion i PK-së kundër terrorizmit- tre në pranga, një në kërkim!

Të premten, mediat patën raportuar për kosovarët e lidhur me Shtetin Islam të Irakut dhe Shamit që mund të kryenin sulme kamikaze në Kosovë, në Policinë e Kosovës (PK) kishte mbërrit një listë prej 5 personash që duheshin të arrestoheshin për organizim të tyre.

Arrestimi i tyre dështoi të premten, pasi që ata kishin ikur nga Kosova. Destinacioni i tyre publik i fundit ka qen Durrësi.
Ata janë kthyer dje në Kosovë.

Këta persona janë kryesisht nga Kaçaniku dhe rrethina, derisa mbajnë lidhje të drejtpërdrejta me Lavdrim Muhaxherin.

Burime brenda policisë i kanë thënë Koha.net se në Han të Elezit janë arrestuar tre të dyshuar për terrorizëm, ndërsa një tjetër po kërkohet. Burimi nuk ka mundur të saktësojë se ku pikërisht janë arrestuar, e as të japë emrat e tyre.

Lajmin për arrestime e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale, në Ferizaj, Agim Gashi. Por ai nuk ka mundur të japë hollësi, “meqë rasti po ndiqet nga Njësiti Antiterrorist në Prishtinë, edhe ata i kanë të dhënat”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se tash për tash as mund ta konfirmojë, as ta mohojë lajmin , porse për këtë do të mund të flasë më vonë, pasi të marrë njoftime nga sektorët përkatës.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2005 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Europa League: Leverkuseni i Granit Xhakës përballet me Romën

Pas gjysmëfinaleve të para të Champions League, në rend do të jenë ato të Europa League. Në këtë fazë të garës së dytë më të...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit