Maxhuni dhe Didi, nesër nënshkruajnë në Prizren për patrullime të përbashkëta

Policia e Kosoves dhe e ShqiperiseBashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, do të vazhdojë edhe në këtë vit. Policët e të dy vendeve do të patrullojnë së bashku gjatë gjithë sezonit veror në territorin e Shqipërisë.

Kjo marrëveshje do të nënshkruhet nesër në një ceremoni të përbashkët në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Prizrenit.

Sipas njoftimit, marrëveshja do të nënshkruhet nga drejtorët e përgjithshëm të dy policive, Shpend Maxhuni dhe Artan Didi të shoqëruar nga stafi i tyre.

Marrëveshja e patrullimeve të përbashkëta po zbatohet disa vite resht dhe ka të bëj me menaxhimin më efikas të fluksit të madh të shtetasve të Kosovës, që verojnë në bregdetin shqiptar.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit