Krasniqi- Eqrem Kryeziut: Më je dhimbsur deri sot

Milazim KrasniqiIsh- anëtari i LDK-së, Milazim Krasniqi, e ka komentuar dorëheqjen e Eqrem Kryeziut nga të gjitha funksionet e LDK-së.

“Më ka çuditur vonesa e saj, meqë e njoh moti Eqën. Kam pas kontribuar shumë në kuvendin e parë themelues të degës së LDK-së në Prizren që ai të zgjidhej kryetar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Madje, Krasniqi në këtë shënim në Facebook ka treguar edhe për “burrërinë” që ka, duke treguar se e ka përkrahur Eqën edhe në kohë krizash brenda asaj dege.

“Por, kur u largova nga LDK-ja në vitin 2000, qeshë zhgënjyer shumë me Eqën. Ai po ekzaltohej nga erozioni moral e politik që po e pushtonte partinë. Më qe dhimbsur që u bë mburojë e atij erozioni. Më është dhimbsur deri sot. Mirëserdhe, Eqë”, ka shkruar në fund Krasniqi.

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit