Vjeshta mund të sjellë sërish zgjedhje

Zgjedhje-kosove-logoNë rast se asnjëri nga blloqet politike nuk tërhiqet nga pozicionet aktuale, vendi mund t’i drejtohet zgjedhjeve të reja të cilat do të mbaheshin në vjeshtë. Kështu bëjnë të ditur burime të gazetës Tribuna, të cilat kanë shpjeguar se derisa Gjykata Kushtetuese pritet t’i japë përgjigje çështjes së mandatarit të qeverisë, zgjedhjet do të mund të provokohen në ditën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Të dy taborët ende nuk e kanë të qartë se cila nga to mund ta propozojë kryeparlamentarin dhe në këtë pikë pashmangshëm deputetët e rinj do të duhej t’i drejtoheshin për interpretim Kushtetueses ose të provonin të bënin zgjedhjen e kryetarit të ri, pa e ditur nëse do ta shkelnin aktin më të lartë juridik.

Kushtetuta nuk lë hapësirë që kryetari i Kuvendit të propozohet dy ose tri herë. Edhe rregullorja e Kuvendit edhe Kushtetuta flasin për një kandidaturë për kryetar të Kuvendit, i cili, nëse dështon të zgjidhet, bën që parlamenti i ri të shpërbëhet dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Pas certifikimit të rezultatit, brenda afatit prej një muaji, presidentja pritet ta thërrasë seancën e parë konstitutive. Mirëpo ajo mund të jetë edhe seanca e fundit e kësaj përbërjeje.

Më Shumë

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

Lajmet e Fundit