21.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

MASHT: Gjithçka gati për pjesën e dytë të testit të Matur

Testi maturesMinistria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) i ka bërë të gjitha përgatitjet për organizmin e pjesës së dytë të Provimit Shtetëror të Maturës, i cili pritet të mbahet sot ( e shtunë).

Kryetari i Divizionit për Vlerësim dhe Standarde në MASHT, Mustafë Kadriu, ka thënë se MASHT i ka përgatitur testet të cilët në mesnatë janë dorëzuar nga kompania e kontraktuar për shtyp, rreth orës 4:00 të mëngjesit ato janë paraparë që të barten nëpër qendrat e testimit dhe deri në ora 9:00 të mëngjesit të ditës së sotme të gjitha kutitë e testimit duhet të jenë nëpër qendrat përkatëse.

Kadriu u ka bërë thirrje të gjithë nxënësve që të mos kenë me vete asgjë përveç lapsit dhe ujit pasi ka thënë se çdo telefon celular apo mjet tjetër i mundshëm për kopjim, nxënësin do ta nxjerr nga provimi dhe i njëjti do të dënohet duke ia pamundësuar edhe të drejtën e provimit për 3 deri në 5 vite.

Në ditën e shtunë do të jenë 3 mijë administrues-pjesëtarë të sigurimit civil të cilët janë kontraktuar nga MASHT, në secilën qendër do të jetë drejtori i shkollës, menaxheri i qendrës, një pjesëtarë i komunës si dhe pjesëtarët e sigurimit.

Testi të shtunën pritet të fillojw në ora 10:00 në rreth 400 qendra, do të zgjasë 180 minuta dhe përmban 80 pyetje.

Rezultatet e tij pritet të publikohen më 7 korrik derisa çdo nxënës që i ka 100 nga 200 pyetje të sakta do ta kaloj atë me sukses.

Më Shumë

Zero tolerancë ndaj keqpërdoruesve, aksione në rrjetin e ujësjellësit në rajonin e Prizrenit

Gjatë kësaj jave, KRU “Hidroregjioni Jugor” ka zhvilluar aksione të koordinuara në komunat e Prizrenit, Malishevës, Suharekës dhe Dragashit për evidentimin dhe shkyçjen e...

Aksidenti në Suharekë, disa persona të lënduar lehtë

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën “Brigada 123” në Suharekë. Sipas informacioneve nga Policia, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale...

Lajmet e Fundit