20.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Një festival për të ardhmen me emrin e Bekim Fehmiut

20140628173253754646Marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë duhen parë në një aspekt vlerash dhe jo detyrimesh.

Disa organizata nga Kosova dhe Serbia kanë themeluar një festival që pritet të mbaj emrin e aktorit shqiptar që jetonte në Beograd, Bekim Fehmiu. Ky festival do të përfaqësojë Kosovën dhe projektet e saj kulturore në kryeqytetin serb.

Në një debat është diskutuar se si politika kryesisht pengon se sa favorizon marrëdhënie më të mira mes dy shteteve.

“Edhe pse ekzistojnë bashkëpunime, ende ka pak. Ne mendojmë se është normale të bashkëpunohet, por ka një numër të madh njerëzish që mendojnë se ky bashkëpunim nuk është i duhur”, thotë Maja Stojanoviq, Nisma Qytetare, transmeton TCH.

“Kemi shumë shfaqje të mira në Kosovë, kemi shumë shfaqje të mira në Serbi që është mirë t’i shohin fillimisht artistët me njëri-tjetrin dhe pastaj pse jo publiku”, thotë Kushtrim Koliqi nga Organizata Integra e Prishtinës

“Është një gjeneratë e re që nuk mban mend atë kohën e dikurshme dhe këtu nuk bëhet fjalë për nostalgji, por për një të ardhme të pastër”, thotë Milenko Dereta, aktivist serb.

Aktivitetet kulturore në mes të dyja vendeve janë të vazhdueshme, ndonëse rrallë ndodhin dhe ende paraqesin problem.

Më Shumë

Ngrihen çmimet e prodhimeve bujqësore

Në publikim e ASK-së, i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë, në TM1 2024, indeksi i çmimeve të prodhimeve...

Kosova bëhet me autoambulancë për foshnjat e porsalindura

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se dikasteri që ai udhëheq ka siguruar autoambulancë për foshnjat e porsalindura e cila përdoret për të...

Lajmet e Fundit