8.3 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Zënkë për prona në Prizren – një i vdekur e tetë të plagosur

Vetevrasje-allti(E plotësuar) Një person ka mbetur i vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur në Prizren, si pasojë e një zënke, raporton KTV. Zënka ka ndodhur për shkak të problemeve pronësore mes dy familjeve.

Përleshje e armatosur në Prizren, 7 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e pasdites sot në qytetin e Prizrenit, ku nga shkëmbimi i zjarrit mes dy familjeve, janë plagosur 7 persona, përfshirë edhe një oficer policie.

Sipas drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi, rasti ka ndodhur për çështje pronësore, ndërsa janë të përfshira familjet Abdylaga, nga komuna e Suharekës, që jetojnë në Prizren dhe familja Berisha po nga Prizreni.

Nga familja Abdylaga janë katër të plagosur, ndërsa nga familja Berisha 2 persona , babë e bir.

Gjashtë të plagosurit po trajtohen në spitalin rajonal të Prizrenit, ndërsa, një person për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar për në QKUK.

Polici ka marrë plagë në këmbë, por është jashtë rrezikut për jetë, pohon Krasniqi, raporton RTK.

Në këtë ngjarje personat e përfshirë në rast, kanë përdorur, kallashnikov, pistoleta dhe mjete të tjera të forta. Policia dhe prokurori i shtetit kanë ndalë në vendin e ngjarjes dhe po merren më rastin.

Më Shumë

Erza Muminoviq e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë Erza Muminoviq ishte e lirë, në të dytën ajo mposhti me Yuko, Anais Perrot nga Franca. Në çerekfinale mposhti me Ippon,...

Kryeshefi i ‘Eko-Regjionit’ në Prizren ndalohet për 48 orë nga Prokuroria Speciale

Kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë ‘Eko-Regjioni’ në rajonin e Prizrenit, Burim Shala, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar për 48...

Lajmet e Fundit