Mustafa, Haradinaj e Limaj vazhdojnë konsultimet

Limaj-Mustafa-Haradinaj14?Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj pritet të takohen sot në selinë e AAK-së, rreth orës 17:00, me ç’rast do të diskutojnë për hapat e mëtutjeshëm të formimit të qeverisë së re nga blloku opozitar.

Njëri prej anëtarëve të Kryesisë së AAK-së, në kushte anonimiteti ka treguar për “Epokën e re” se sot të tre liderët, që kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për formimin e qeverisë së re, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do ta mbajnë takimin e radhës në selinë e AAK-së.

“Në takimin e fundit që është mbajtur të Fatmir Limaj, të tre liderët janë pajtuar që takimi i radhës të mbahet më 30 qershor në selinë e AAK-së. Në këtë takim do të diskutohet për veprimet e mëtutjeshme të nënshkruesve të marrëveshjes së koalicionit LDK-AAK-NISMA për formimin e qeverisë së re”, ka thënë ky anëtar i Kryesisë së AAK-së.

Ky anëtar i Kryesisë së AAK-së, ka shtuar se tashmë është arritur pajtueshmëri ndërmjet LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje!-s që mos të ketë qeveri Thaçi 3.

Më Shumë

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit